HAPET THIRRJA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË KOLEGJIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA SHËNDETËSORE NË TALIN, ESTONI

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Shëndetësore në Talin, Estoni.

The mobility includes:

  • Shkëmbimin e stafit administrativ

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim
  • Mobiliteti duhet të realizohet gjatë periudhës 15.06.2026 – 19.06.2026.

Numri i kuotave: 2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Shëndetësore në Talin, Estoni, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.ttk.ee/en

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Formular aplikimi:  Click here
  • CV në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Photocopy of passport;
  • Plani i mobilitetit; Click here
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
  • Formulari i deklarimit: Click here

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 02 Qershor 2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.