Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), me synim forcimin e bashkëpunimit akademik, kërkimor dhe profesional mes dy institucioneve.
Kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për:
zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore,
shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve,
bashkëpunimin në fusha të ndërlidhura si mjekësia, bioteknologjia, ushqimi dhe shëndeti publik.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vazhdon të zgjerojë partneritetet me institucione arsimore dhe kërkimore, në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shërbimit shëndetësor.



