Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), me synim forcimin e bashkëpunimit akademik, kërkimor dhe profesional mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për:

zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore,

shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve,

bashkëpunimin në fusha të ndërlidhura si mjekësia, bioteknologjia, ushqimi dhe shëndeti publik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vazhdon të zgjerojë partneritetet me institucione arsimore dhe kërkimore, në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shërbimit shëndetësor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj