HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË MARKËVE, ITALI

Në kuadër të aktivitetit “Staff Week and 2nd Western Balkans Promotion Fair”, hapet thirrja për aplikim për trajnim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Politeknik të Markëve, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për “Staff Week”

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5+2 (ditë udhëtim)
  • Mobiliteti do të organizohet në datën 30.11.2026 – 04.12.2026

Numri i kuotave:

  • 2 kuota

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin Politeknik të Markëve, Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.univpm.it/Entra

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Plani i mobilitetit; (Kliko këtu)
  • Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

 Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës

 në  Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

 Afati i fundit për aplikim: 29.10.2026

 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj