HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN ISLAMIK TË SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË, GAZIANTEP, TURQI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin Islamik të Shkencës dhe Teknologjisë, Gaziantep, Turqi.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve të mjekësisë, cikli i I-rë

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 4 muaj

Numri i kuotave:

  • 1 (një)

Fusha e studimit: Fakulteti i Mjekësisë, Operating room service

Bursa: 3,509 EUR (mbështetje financiare për qëndrimin dhe udhëtimin)

Për t’u njohur me Universitetin Islamik të Shkencës dhe Teknologjisë, Gaziantep, Turqi klikoni nëlinkun e mëposhtëm:

https://www.gibtu.edu.tr

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
  • CV në gjuhën Angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e njësuar me origjinalin;
  • Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 21.10.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj