Në kuadër të aktivitetit “Staff Week and 2nd Western Balkans Promotion Fair”, hapet thirrja për aplikim për mobilitet per studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Politeknik të Markëve, Itali.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të ciklit të III-të
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5+2 (ditë udhëtim)
- Mobiliteti do të organizohet në datën 30.11.2026 – 04.12.2026
Numri i kuotave:
- 2 kuota
Fusha e studimit:
- Mjekësi
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin Politeknik të Markëve, Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; (Kliko këtu)
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Anglisht (minimum niveli B2) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Learning Agreement; (Kliko këtu)
- Formular deklarimi.(Kliko këtu)
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 29.10.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!