LEKSIONE TË HAPURA

Studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë patën mundësinë që të ndiqnin leksione të hapura, të zhvilluara nga Prof. Timothy Call, Hematolog-Onkolog pranë Mayo Clinic dhe Prof. Greg Chandler, Kirurg Plastik nga Memphis, Tennessee, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prof. Timothy Call zhvilloi leksionin me temë “Things I Wish I Knew When I Was a Medical Student”, ku u ndanë reflektime dhe përvoja profesionale mbi formimin mjekësor dhe rrugëtimin akademik.

Prof. Greg Chandler zhvilloi leksionin me temë “Body Contouring in Massive Weight Loss Patients”, duke trajtuar qasjet bashkëkohore kirurgjikale në trajtimin e pacientëve pas humbjes masive të peshës.

Këto leksione përbënë një mundësi të vlefshme për studentët dhe stafin akademik për t’u njohur me përvojën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe për të zgjeruar njohuritë mbi zhvillimet bashkëkohore në fushat përkatëse të mjekësisë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon të promovojë shkëmbimin e përvojave akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj