Aktiviteti Erasmus Exchange
Në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit ( Erasmus Exchange Program) midis Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit të Kaunasit, Lituani ) po organizohen gjatë kësaj jave( 22.02.2021-26.02.2021) leksione online me studentët e Infemierisë së Përgjithshme, Logopedisë dhe Teknikëve të Laboratorit të vititi të dytë , në lëndën Pediatri të drejtuar nga Prof. Asoc.Dr. Manika Kreka. Leksionet po zhvillohen në Platformën Easyweb të Universitetit të Mjekësisë.
Leksionet po mbahen në gjuhën angleze nga Profesor Dr. Olga Riklikiene, një bashkëpunëtore e suksesshme dhe e afërt e Fakultetit tonë.
Prof.Asoc.Dr Ilirjana Zekja, Dekane e FSHMT. falenderoi lektoren , duke përshëndetur e falenderuar studentët në këtë kohë sfidash të lidhura me pandeminë. studentët U theksua dëshira dhe vullneti që stafi dhe studentët tanë kanë për këto shkëmbime në nivel akademik.
Tematika e leksioneve konsistoi në :
- Çështje të shëndetit në Lituani, të fokusuara në shkaqet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë neonatale dhe më gjerë, kujdesi maternal
- Evidenca shkencore në kuadrin e iniciativave Evropiane mbi traumën e lidhur me lindjen e fëmijës.
- Të dhëna shkencore mbi një studim multicentrik mbi mungesën e kujdesit shëndetësor në përgjithësi dhe parandalimin e infeksionit dhe kontrollin e tij ( studim i kryer në Lituani, Australi dhe Slovaki), Cost Action-Rancare
Në fund të çdo leksioni zhvillohet diskutim i hapur dhe i lirë mbi topika të leksioneve duke u diskutuar çështje e bërë krahasime midis sistemeve të ndryshme shëndetësore.