Please select your page

Dita e Orientimit dhe Hapjes së Vitit të Ri Akademik në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

“OPEN DAY”

 

Çdo vit të ri akademik, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Ditën e Orientimit dhe të Hapjes së Vitit të Ri Akademik “OPEN DAY”. Kjo ceremoni është menduar si një mundësi e mirë për të njohur brezin e ri të studentëve që regjistrohen për herë të parë me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Në këtë ceremoni marrin pjesë Rektorja e Universitetit, Zëvendës Rektorët, Pedagogë të ndryshëm dhe përfaqësues të Fakulteteve, përfaqësues të Këshillit Studentor dhe përfaqësues të Rektoratit, të cilët merrem drejtpërdrejtë me kurrikulat dhe menaxhimin akademik të Universitetit. 


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe shoqatat studentore organizon Shkollat Verore dhe Shkollat Dimërore të Mjekësisë (Medical Summer School dhe Winter School). Në këto aktivitete promovohen punimet shkencore të studentëve të cilët janë pjesëmarrës aktivë në këto aktivitete përmes prezantimit të punimeve të tyre shkencore. Nën udhëzimin e profesorëve të pranishëm në këto aktivitete kërkohet të krijohet një frymë e re studimi dhe zhvillimi. Me anë të Shkollave Verore dhe Dimërore ndërthuren natyrshëm angazhimi në studime dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete formuese.


Nenkategorite

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×