Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon maturantët e interesuar mbi Vendimin nr. 346, datë 19.04.2017 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2017-2018''

 

 

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 20.04.2017


Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se në datat 2-4 Maj 2017, Universiteti organizon aktivitetin sportiv "Sporti në UMT". Në këtë aktivitet do të organizohet kampionati i volejbollit dhe skuadrat studentore do të përbëhen nga vajza dhe djem (të përzier). Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 20:00, në ambientet e palestrës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Ky aktivitet sportiv është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, që organizohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në kuadër të promovimit të një jete të shëndetshme.

 

 

Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e kontaktit:
0692973020

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 13.04.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët se Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. 

Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.

Ftojmë studentët për të plotësuar pyetësorin në linkun e mëposhtëm: 
https://www.surveymonkey.com/r/8LHNRZT

Pasi të plotësohet pyetësori, në fund të klikohet kutia “Done”.

Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në datën 24 prill 2017.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 08.04.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar mbi Vendimin nr. 269, datë 29.3.2017 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale në pamundësi financiare për të mbuluar tarifat vjetore të shkollimit''

 

 

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 10.04.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin: Thirrje për videon më të mirë me temë "Unë i Them Jo Korrupsionit", që organizohet nga OSBE.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit fton të rinjtë e interesuar nga universitetet dhe shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë tu japin zë mendimeve të tyre përmes videosh ku i thonë JO korrupsionit në Shqipëri. Ky konkurs klipesh që do të mbahet midis të rinjve nga universitetet dhe shkollat e mesme zhvillohet në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Tema e Konkursit: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”
Klipi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temësA keni pyetur ndonjëherë:

  • A janë të ndërgjegjësuar bashkë qytetarët për mekanizmat e luftës kundër korrupsionit?
  • Si dhe a mund ta raportojmë korrupsionin?
  • Çfarë ndikimi ka korrupsioni në jetën tënde të përditshme, apo atë të shokve e të afërmve të tu?
  • Cilat janë pasojat e korrupsionit për vendin tënd?
  • Si do të ishte Shqipëria një vend më i mirë dhe pa korrupsion?

Çmime do të jepen për konkurruesin më të mirë:

  • Vendi i parë për kategorinë e universiteteve vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i parë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i dytë për kategorinë e universiteve vlerësohet me 1 Laptop
  • Vendi i dytë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Laptop

Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, si dhe specifikave të nevojshme për klipet që duhen dorëzuar lutemi të konsultoni dokumentet bashkëngjitur.

Dorëzimi i klipeve kryhet me anë të e-mail-it në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe afati i fundit për dorëzim është data 30 Prill 2017.

  • [pdf-embedder url="http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Klipe-anti-korrupsion-30-prill-2017.pdf" title="Klipe anti-korrupsion 30 prill 2017"]
  • [pdf-embedder url="http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Lajmerim_-klipet_final.pdf" title="Lajmerim_ klipet_final"]

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 06.04.2017


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×