Please select your page

Procedura e Konfirmimeve

PROCEDURA 

Zyra e Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё nё Rektorat mundëson procedurën e verifikimit dhe konfirmimit të dokumentave tё lёshuara nga Fakultetet e Universitetit të Mjekёsisё, Tiranë.

 

Fakulteti i Mjekësisë

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

 

 DOKUMENTACIONI

 

Dokumentat pranohen origjinale ose në fotokopje. Pasi konfirmohet vlefshmëria e tyre, dokumentat firmosen dhe vulosen me vulë të posaçme konfirmimi nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Dokumentat që konfimohen janë, si mё poshtё: 

 

Diplomë 

Listë e Notave

Suplement Diplome

Program Studimi

Vërtetim studenti

Plan Programi

Formularë zyrtarë

Informacione mbi karrieren universitare

 

KOHЁZGJATJA E PROCEDURЁS 

 

-          Nga 6 deri nё 10 ditё pune pёr praktika brenda vendi;

-          Nga 10 deri nё 18 ditё pune pёr praktika jashtё vendi.

 

SHËRBIMI 

  1. Pёr studentёt dhe tё diplomuarit nё pesё Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, tё cilёt bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni tek Zyra e Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё nё Rektorat, pagesa ёshtё 400 Lekё.
  2. Pёr Institucionet e ndryshme qё ndodhen brenda territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё zyrtare pёr konfirmim dokumentacioni shkollor tё studentёve ose tё diplomuarve nё pesё Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, aplikohet tarifa prej 400 Lekё.
  3. Pёr studentёt ose tё diplomuarit, tё cilёt ndodhen jashtё territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni me anё tё shёrbimit postar (bashkёlidhur duhet tё kenё kёrkesёn e tyre me shkrim, tё firmosur, dhe dokumentacionin e nevojshёm pёr konfirmim). Pёr kёtё kategori aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs sё Shqiperisё pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.
  4. Pёr Institucionet e ndryshme qё ndodhen jashtë territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё zyrtare pёr konfirmim dokumentacioni shkollor tё studentёve ose tё diplomuarve nё pesё Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs sё Shqiperisё pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.           

  • TABELA E TARIFAVE PЁR KATЁR ZONAT POSTARE

                       

Tarifa pёr çdo konfirmim dokumentacioni arkёtohet pёrpara fillimit tё procedurёs. Tё interesuarit mund tё paraqitet pranё Zyrёs sё Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё pёr t’u pajisur me mandat-arkёtim. Pagesa kryhet pranë çdo Banke të nivelit të dytë ose pranë Postës Shqiptare. Tё interesuarit luten tё paraqesin njё mjet identifikimi (Kartё identiteti, Pasaportё, Certifikatё) dhe tё lёshojnё njё fotokopje tё saj pranё Zyrёs sё Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё.

 

KONTAKT

Pёr mё tepёr informacione, ju lutemi tё na kontaktoni nё adresёn zyrtare tё mёposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Adresa e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranё: Rruga e Dibrёs, Nr. 371, AL1005, Tiranё, Shqipёri.

 

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHËNIEVE ME JASHTË

 

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×