Please select your page

Historiku i fakultetit

Departamenti i Infermieristikës u krijua për herë të parë në Janar të vitit 2005 (viti akademik 2004-2005) dhe drejtuesi i tij u emërua Prof. Dr. Petrit Bara, për periudhën 2005-2008. Në Departament u krijuan dhe dy Seksione: Seksioni i Infermieristikë së Përgjithshme dhe Seksioni i Infermieristikes Speciale. Fillimisht, në Departament ishin 7 As/Pedagogë, më pas numri i tyre rritet, në 2004  emërohen 4 pedagogë dhe në 2008 emërohen dhe 3 të tjerë. Pranimi i këtyre të fundit u bë me konkurs.

Në zgjedhjet e Autoriteteve drejtuese të Universiteteve, në Janar 2008, Përgjegjësi i  Departamentit të Infermieristikës u emërua Dr. Elida PEKA, pasi nuk kishte kandidat tjetër me doktoraturë.  Përvec Shefit të Departamentit  u  emëruan dhe dy Pergjegjës Lëndësh: Përgjegjës i Lëndëve të Infermieristikës së Përgjithshme dhe Përgjegjës i Lëndëve të Infermieristikës Speciale.

Aktualisht janë 14 As/Pedagogë, të cilët kanë mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Infermierisë, (‘’Mami”2, ndërsa 12 ‘’Infermieri e përgjithshme”),  por disa prej tyre janë të diplomuar dhe në degë të tjera si, Punë Sociale (pesë), Shkenca Politike (1), Bio-kimi (2). Duhet theksuar që 7 (shtatë) prej As/Pedagogëve kanë kryer dhe një Trajnim Pedagogjik, ‘The First Graduate in Pedagogy’’ (1 vjecar), i organizuar dhe sponsorizuar nga  LEE BON SECOURS- Geneva, Zvicër, ndërsa 2 (dy) janë trajnuar nga OBSH ( 2006).  Një (1) prej  As/ Pedagogëve  ka përfunduar  MASTERIN në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (2008) ndërsa 13 kanë aplikuar për Master. Departamenti i Infermieristikës mbulon dy diploma: ’’Mami“  dhe’’Infermieri e Përgjithshme“ përvec Teorisë, ka dhe një rol të rëndësishëm në Formimin Klinik të studentëve në dy Diplomat e sipërpërmendura.

Vlenë të përmendet bashkpunimi i ngushtë i pedagogëve jo vetëm brenda  Departamentit të Infermieristikës por edhe me dy Departamentet e tjera të Fakultetit, ai i Lëndëve Klinike dhe Paraklinike. Megjithëse është një staf relatisht i ri në moshë (mosha mesatare, 30-34 vjec), punon me shumë përkushtim dhe pasion për trasmetimin e dijeve bashkohore, ku ndihmë e madhe ka qenë dhe Trajnimi Pedagogjik për Mësimdhënie Profesionale, sponsorizuar nga LEE BON SECOURS- Geneva, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në trajnimin e As/Pedagogëve të Departamentit të Infermieristikës por dhe në pajisjen e Bibliotekës së Fakultetit  me literatuar të huaj dhe bashkohore, shumë e rëndësishme dhe nevojshme  për Kujdesjet Infermierore.  

Gjatë viteve 2004-2008 nga lektorët e Departamentit të Infermieristikës janë botuar dy tekste dhe janë në proces botimi dhe katër të tjerë. Në vitin 2005, është botuar teksti ‚’’INFERMIERISTIKA  NE  SPECIALITETE“, me bashkautorë: E.PEKA, L.NECAJ, E.RUSTAMI, D.BEGO, A.DERVISHI, V.BILALI, A.IMAMI, M.CELA, ndërsa në vitin 2007 është botuar teksti ‚’’BAZAT E INFERMIERISTIKES SE PERGJITHSHME“ me bashkautorë: R.DUZHA, V.ALLIU, E.SMAKAJ. Përvec teksteve të mësipërme janë në proces botimi: ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME“ me autorë: E.PEKA, L.NECAJ; ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE KIRURGJIKALE“ me autorë: V.BILALI, A.DERVISHI; ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE PEDIATRIKE“  me autorë: D.BEGO, E.RUSTAMI; ’’INFERMIERISTIKA  OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJI“ me autorë: A.IMAMI, M.CELA. Gjithashtu, vlenë për t’u përmendur dhe Revista e Fakultetit tonë: “Mjekesia Bashkohore dhe Kujdesi Infermieror“ e cila është një revistë me vlera shkencore dhe profesionale, ku disa prej lektoreve të Departamentit të Infermieristikës, janë Anëtar të Bordit Drejtues. 

Lektorët e Departamentit të Infermieristikës vazhdimisht kanë publikuar punime e tyre cilësore në revistë , qoftë si autore dhe bashkautorë. Po ashtu kanë marrë pjesë dhe referuar vazhdimisht në Konferenca brenda dhe jashtë vendit, Workshope, Seminare të zhvilluara etj.

Në vitin 2013, me krijimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Fakuluteti i Infermierisë ndërron emërtimin e tij në Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Dekani i parë i këtij fakulteti është Prof. Dr. Petrit Bara. Fakulteti përbëhet nga 5 Departamente: Departamenti i Lëndëve Klinike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, Departamenti i Diagnozës dhe rehabilitimit shëndetësor, Departamenti i Infermieristikës së përgjithshme dhe Departamenti i Infermieristikës në kirurgji.

 

 

 

 

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×