Please select your page

MUNDËSI PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN: THIRRJE PËR VIDEON MË TË MIRË ME TEMË “UNË I THEM JO KORRUPSIONIT” NGA OSBE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin: Thirrje për videon më të mirë me temë "Unë i Them Jo Korrupsionit", që organizohet nga OSBE.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit fton të rinjtë e interesuar nga universitetet dhe shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë tu japin zë mendimeve të tyre përmes videosh ku i thonë JO korrupsionit në Shqipëri. Ky konkurs klipesh që do të mbahet midis të rinjve nga universitetet dhe shkollat e mesme zhvillohet në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Tema e Konkursit: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”
Klipi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temësA keni pyetur ndonjëherë:

  • A janë të ndërgjegjësuar bashkë qytetarët për mekanizmat e luftës kundër korrupsionit?
  • Si dhe a mund ta raportojmë korrupsionin?
  • Çfarë ndikimi ka korrupsioni në jetën tënde të përditshme, apo atë të shokve e të afërmve të tu?
  • Cilat janë pasojat e korrupsionit për vendin tënd?
  • Si do të ishte Shqipëria një vend më i mirë dhe pa korrupsion?

Çmime do të jepen për konkurruesin më të mirë:

  • Vendi i parë për kategorinë e universiteteve vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i parë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i dytë për kategorinë e universiteve vlerësohet me 1 Laptop
  • Vendi i dytë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Laptop

Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, si dhe specifikave të nevojshme për klipet që duhen dorëzuar lutemi të konsultoni dokumentet bashkëngjitur.

Dorëzimi i klipeve kryhet me anë të e-mail-it në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe afati i fundit për dorëzim është data 30 Prill 2017.

  • [pdf-embedder url="http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Klipe-anti-korrupsion-30-prill-2017.pdf" title="Klipe anti-korrupsion 30 prill 2017"]
  • [pdf-embedder url="http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Lajmerim_-klipet_final.pdf" title="Lajmerim_ klipet_final"]

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 06.04.2017

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×