Departamentet
DEPARTAMENTET E FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE
- I. DEPARTAMENTI I ORTOPEDISË STOMATOLOGJIKE
- II. DEPARTAMENTI I KIRURGJISË ORO-MAXILO-FACIALE DHE PARAKLINIKE
- III. DEPARTAMENTI I TERAPISË STOMATOLOGJIKE
Historiku i Departamenteve
1. Departamenti i Terapisë Stomatologjike
Veprimtaria Klinike
Në vitin 1959, lënda e Terapisë Stomatologjike ishte e përfshirë në një katedër të vetme në të gjithë sistemin e Shkencave Dentare. Ardhja e pedagogëve të rinj, Dr. Zenel Kokomiri, Dr. Vasil Cakuli dhe Dr. Pano Lulo, bëri të mundur që në vitin 1964 të formohej Katedra e Terapisë Stomatologjike e drejtuar deri në vitin 1979 nga Dr. Xhevdet Asllani. Nga viti 1979-2000, kjo katedër u drejtua nga Prof. Pavli Kongo. Pas një viti Katedra e Terapisë Stomatologjike shkrihet si katedër dhe vazhdon të funksionojë si seksion i drejtuar nga Prof. Pavli Kongo. Nga viti 2004 u drejtua nga Prof. Dr. Diano Brovina. Me formimin e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në vitin 2013, Katedra e Terapisë Stomatologjike u organizua me statusin e Departamentit. Sot, Departamenti i Terapisë Stomatologjike drejtohet nga Prof. Dr. Lindita Xhemnica.
Pedagogët efektivë të Departamentit të Terapisë Stomatologjike që kanë qenë dhe janë pjesë përbërëse e historikut të tij, nga viti 1964 e deri tani, janë si më poshtë:
Dr. Xhevdet Asllani, Dr. Zenel Kokomiri, Dr. Zenel Cakuli, Prof. Pavli Kondo, Prof. Diana Brovina, Dr. Trëndelina Fico, Dr. Qemal Jashari, Dr. Pajo Shyti, Dr. Shazie Krifca, Prof. Adem Alushi, Prof. As. Besnik Gavazi, Prof. As. Rozarka Budina (Ikonomi), Dr. Dorina Sulo, Dr. Dorian Hysi, Dr. Enida Petro, Dr. Etleva Qeli, Dr. Alketa Qafmolla, Dr. Ardita Alikaj.
Pedagogë të jashtëm, sipas viteve të shërbimit në këtë Departament, kanë qenë: Natasha Mëhilli, Dashamir Karalliu, Flamur Rexha, Filip Zoto, Agron Meto, Iris Çaçani, Ergysejda Hoxha, Enida Petro, Ina Thereska, Orjola Madhi, Blerta Pjeshkazini, etj.
Departamenti i Terapisë Stomatologjike aktualisht funksionon sipas tre profileve:
- Terapi Konservative, ku përfshihet dhe nënprofili i endodontisë. Ky profil aktualisht përfaqësohet nga Prof. As. Rozarka Budina, Prof. As. Besnik Gavazi dhe Dr. Etleva Droboniku.
- Sëmundjet e Mukozës dhe Periodontologjisë, që përfaqësohet nga Prof. Dr. Adem Alushi dhe Dr. Ardita Alikaj.
- Pedodonti/Profilaksi, përfaqësohet nga Prof. Lindita Xhemnica, Dr. Dorian Hysi dhe Dr. Enida Petro.
Veprimtaria Pedagogjike
Veprimtaria pedagogjike në Departamentin e Terapisë Stomatologjike funksionon me Kurrikulën e Re të hartuar sipas Kartës së Bolonjës. Në funksion të saj, ky Departament përfshin 2 seksione:
- Seksioni Klinik
- Seksioni Paraklinik
Pedagogët e lartpërmendur, të cilët kryejnë procesin e mësimdhënies në kursin teorik dhe praktik sipas specialitetit përkatës, ndajnë ekspertizat e tyre pedagogjike në këto dy seksione.
Specializimet pasuniversitare në këtë Departament kanë filluar që nga viti 1968 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1990. Pas një shkëputje trembëdhjetë vjeçare, kurset e Specializimeve në shkencën e Terapisë Stomatologjike kanë filluar përsëri në vitin 2003, duke u organizuar, si rregull, një herë në çdo dy vjet. Numri i specialistëve në këtë degë të rëndësishme të stomatologjisë ka ardhur në rritje dhe nga viti 2003-2012 dhe në total janë specializuar rreth 45 mjekë stomatologë nga të gjitha rrethet e vendit në specialitet Terapi dhe Endodonti Stomatologjike, ndërsa në pedodonti janë specializuar rreth 20 mjekë stomatologë.
Veprimtaria Botuese
2. Departamenti i Kirurgjisë Maxillo-Faciale
Kirurgjia oro-maxillo-faciale filloi të aplikohet në vitet 1950, kryesisht nga kirurg të përgjithshëm. Shërbimi i kirurgjisë stomatologjike në vitin 1959 ishte inkuadruar në katedrën e vetme të stomatologjisë. Katedra e kirurgjisë stomatologjise u formua si e pavarur ne vitin 1964-1989 e drejtuar nga Dhori Pojani. Nga viti 1976 u ngrit pavioni i veçantë i kirurgjisë stomatologjike, pranë Shërbimit të ORL-së. Në vitet, 1989- 2000, shef i shërbimit u zgjodh Prof. Samedin Gjini.
Zhvillimi i specialiteteve në Shërbimin e Stomatologjisë solli krijimin e nënspecialitetit të Kirurgjisë Oro-maxillo-faciale, i cili u zhvillua në vitet 1940-1950 dhe ishte një ndër risitë e Specialitetit të Kirurgjisë Stomatologjike. Një ndihmesë të madhe në zhvillimin e Kirurgjisë Oro-maxillo-faciale e ka dhënë Otorinologu i shquar, Prof. Besim Zyma. Në vitin 1976, pranë spitalit Nr.1 u hap një klinikë e veçantë për nënspecialitetin e Kirurgjisë Oro-maxillo-faciale.
Në vitet, 1993-2000, u krijua Departamenti i Stomatologjisë. Nga viti 2000 shërbimi i katedrës drejtohet nga Prof. Dr. Ramazan Isufi.
3. Departamenti i Ortopedisë Stomatologjike
Shërbimi i ortopedisë stomatologjike në vitin 1959 ishte inkuadruar në katedrën e vetme të stomatologjisë. Në vitin 1964 formohet is katedër më vehte. Si shef katedre ishte Dr. Osman Hoxha, i cili e drejtoi atë deri në vitin 1973. Nga viti 1973 deri më 1976, katedra u drejtua nga Dr.Dhimitra Lira dhe nga viti 1976, katedra 1976 deri më 2000, shërbimi i ortopedisë drejtohej nga Prof. Rruzhdie Qafmolla e cila është dhe dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×