Please select your page

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Më datë 18 dhjetor 2014, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" Tiranë (UniZKM). Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është një universitet privat i mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, i themeluar në vitin 2004 dhe me një profilizim të theksuar në shkencat mjekësore.

Me këtë rast, Rektori i UMT-së Prof. Dr. Ali Refatllari priti në takim delegacionin e kryesuar nga Rektori i UniZKM-së, Prof. Dr. Bruno Giardina dhe Zv. Rektori Prof. Dr. Tritan Shehu. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Këshillit të Profesorëve Prof. Dr. Mihal Tase, Zv. Rektor Prof. Dr. Arben Gjata dhe Zv. Rektore Prof. As. Suela Këlliçi. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e ndryshme për bashkëpunim dhe shkëmbim të eksperiencave në arsim mes dy institucioneve të arsimit të lartë, të cilët synojnë jo vetëm objektiva të larta akademike, por edhe promovimin e punës kërkimore të fakulteteve, të pedagogëve dhe studentëve të tyre.

 

1

 

Rektori Bruno Giardina u njoh nga Rektori Ali Refatllari mbi ecurinë e punës akademike, traditën dhe vlerën historike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe u shpreh mjaft entuziast për të krijuar një frymë bashkëpunimi mes dy universiteteve, duke e vlerësuar punën universitare dhe shkencore të deritanishme të Universitetit të Mjekësisë. Gjithashtu, Rektori Ali Refatllari përgëzoi punën e kryer nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si një nga universitetet private më serioze në Republikën e Shqipërisë.

Ndër pikat e tjera të cilat u diskutuan në takim ishin shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve mes dy universiteteve, kualifikimi i stafit akademik duke ofruar trajnime në fusha me rëndësi të veçantë për të dy institucionet, si dhe ofrimi i programeve të përbashkëta në fushat mjekësore. Gjithashtu, u shpreh dëshira e përbashkët për konkretizimin e propozimeve të këtij takimi me një marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve. 

 

2

 

Në fund të takimit Rektorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Bashkëpunimi mes dy universiteteve përfshin shkëmbimin e studentëve dhe kërkuesve shkencor; pjesëmarrjen në kërkime shkencore, ligjërata, seminare dhe konferenca të përbashkëta; shkëmbimin e literatures dhe materialit kërkimor në fushën e interesit të përbashkët. Po ashtu, palët ranë dakord për shkëmbim vizitash në nivele të ndryshme të udhëheqjes, personelit dhe të studentëve për vazhdimsinë e mëtejshme të marrëveshjes. Marrëveshja parashikon dhe konkurrimin me projekte të përbashkëta kërkimore dhe operacionale në Programin e Bashkimit Evropian “ERASMUS+”.

 3

 

 

                                                                                                                                                                  REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 14.01.2015                                                                                                      

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×