Please select your page

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË STUDENTËVE TË SHKENCAVE (BIO)-MJEKËSORE (ISCOMS) 2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 23-të të Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Shkencave (bio)-Mjekësore (International Student Congress of (Bio)Medical Sciences - ISCOMS) 2016 që do të zhvillohet në datat 7 - 10 Qershor 2016 në Groningen, Holandë.

ISCOMS është një nga konferencat ndërkombëtare studentore më të rëndësishme në botë, e cila vitin e kaluar arriti një sukses të madh, duke pritur 634 pjesëmarrës nga 58 vende të botës. ISCOMS 2016 u ofron studentëve mundësinë për të paraqitur studimet e tyre, si edhe për të marrë pjesë në ligjërata, prezantime dhe seminare për të zgjeruar njohuritë e tyre në hulumtimet mjekësore. Gjithashtu, përmes bursave “ISCOMS Research Fellowships” nga (IRF), ISCOMS u ofron studentëve të talentuar ndërkombëtar mundësinë që të njihen me hulumtimet shkencore që kryhen në Qendrën Spitalore Universitare të Groningen (UMCG) dhe në Institutet e ndryshme kërkimore në Groningen. 

Dorëzimi abstrakteve është i hapur dhe do të mbyllet më datë 4 Shkurt 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqen e internetit www.iscoms.com, faqen rrjetit social Facebook www.facebook.com/iscoms ose mund të kontaktoni në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

PosteriPDF-icon FlyerPDF-icon Informacion për studentëtPDF-icon

Video promovuese e ISCOMS 2016

 

                                    REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

                 

Publikuar më 17.11.2015

 

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×