Please select your page

ARTIKULL I GAZETËS ANGLEZE "TELEGRAPH" MBI NDËRHYRJEN KIRURGJIKALE NË TRU TË KRYER NË SHQIPËRI

Pas publikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kopertinën e revistës prestigjioze "New York Magazine" dhe në gazetën "New York Times", në muajin mars edhe gazeta prestigjoze angleze "Telegraph" është gazeta e radhës që ka publikuar përsëri artikullin mbi rrëfimin e shkrimtarit z. Karl Ove Knausgaard të rrugëtimit të tij në Shqipëri dhe përshtypjet që mori nga vendi ynë. Artikulli i shkrimtarit të famshëm norvegjez rrëfen ndërhyrjen kirurgjikale të kryer për herë të parë në tru, teksa pacienti ishte i zgjuar dhe i vetëdijshëm, që u krye në Tiranë në muajin gusht të vitit të kaluar, e cila u zhvillua nga Doktori i mirënjohur anglez Dr. Henry Marsh dhe nga mjekët e mirënjohur shqiptarë Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi dhe për të cilën z. Karl Ove Knausgaard ishte dëshmitar. 

Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh për të kryer për të parën herë këtë ndërhyrje të vështirë, të njohur me terminologjinë "awake craniotomy"; procedura që heq një lloj tumori në tru, që është aq i kamufluar saqë duket si truri vet. Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.

Lartësimi i figurës së mjekëve shqiptarë, që bashkëpunojnë profesionalisht me kolegët e huaj dhe realizimi me sukses në Shqipëri i ndërhyrjes kirurgjikale të këtij lloji është, jo vetëm një nder i madh për vendin tonë, por dëshmon dhe nivelin e lartë profesional të mjekëve tanë.

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni artikullin e gazetës angleze Telegraph në linkun e mëposhtëm: 

    • http://www.telegraph.co.uk/men/health/i-had-never-seen-anything-as-beautiful-how-it-feels-to-witness-l

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 24.08.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×