Please select your page

1 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 14.04.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORAT

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për personel administrativ me kontratë të përkohshme në Rektorat, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1. Specialist i Teknologjisë së Informacionit

Kandidati për vendin e punës “Specialist i Teknologjisë së Informacionit" në Rektorat duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Inxhinieri Elektronike ose një nga degët e Teknologjisë së Informatikës
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    3. Të ketë njohuri të mira në fushën e web-design-it dhe menaxhim rrjeti
    4. Të ketë aftësi të mira organizative, komunikimi dhe të punës në grup
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati për vendin e punës “Specialist i Teknologjisë së Informacionit’’ duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale:

    1. Preferohet të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë për aplikim
    2. Curriculum Vitae
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë  (ne rast se ka)
    7. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
    8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
    9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    10. Dëshmi penaliteti

 

Dokumentat pranohen nga data 14.04.2015  -  27.04.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Publikuar më 14.04.2015

 REKTORATI

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×