Please select your page

1 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 18.05.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

 

Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të zotërojë diplomën e mjekut
  2. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zotërojë diplomën në fushën përkatëse
  3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
  4. Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë
  5. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën përkatëse mbi 3 vjet
  2. Të ketë eksperiencë pune si Mjek Ligjor mbi 5 vjet
  3. Të ketë diplomë në fushën e Drejtësisë, krahas diplomës së mjekut
  4. Të ketë kualifikime apo specializime në fushën përkatëse
  5. Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit në fushën e Mjekësisë Ligjore.

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë

 

Dokumentat pranohen nga data­ 18.05.2015 -29.05.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Publikuar më 18.05.2015

 

 REKTORATI

 

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×