Please select your page

1 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 29.06.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË 

FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për  1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1.  “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” (1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën e Stomatologjisë
  2. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale: 

  1. Të ketë mbrojtur gradën shkencore “Doktor”
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse
  4. Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse
  5. Të ketë aftësi të mira komunikuese

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop, etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore, etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë

 

Dokumentat pranohen nga data 29.06.2015 - 10.07.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 REKTORATI

Publikuar më 29.06.2015

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×