Please select your page

2 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 05.10.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE:  PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Rektorat, si më poshtë:

Pozicionet e punës:

  1. Specialist i Sektorit të Financës në Rektorat (1 vend pune)

Kandidatët për vendin e punës “Specialist i Sektorit të Financës në Rektorat”, duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të ketë përfunduarstudimet e larta në Ekonomi, dega Financë
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office” si dhe të programeve financiare (Kontabilitet ALFA, Financa 5)
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist i Sektorit të Financës në Rektorat”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë eksperiencë pune në fushën financë, kontabilitet
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, administratës publike si dhe financiar
  3. Të ketë eksperiencë pune në administratën  publike

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
  7. Dëshmi të njohjes të një  programi të financës
  8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar)
  9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  10. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 05.10.2015 - 16.10.2015

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 REKTORATI

Publikuar më 05.10.2015

 

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×