Please select your page

2 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 07.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E FARMACISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Farmacisë, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

1. Laborant  ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës "Laborant" me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, profili Kimi (Master shkëncor ose ekuivalent)
  2. Të ketë mesataren universitare (Master dhe Bachelor) mbi 7
  3. Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
  5. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
  6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
  7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  8. Dëshmi penaliteti

Dokumentet pranohen nga data ­07.03.2016 – 18.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 REKTORATI

Publikuar më 07.03.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×