Please select your page

PRANIMET DHE REGJISTRIMET PËR STUDENTËT FITUES TË MATURËS SHTETËRORE, RAUNDI I I, FAZA II, NË CIKLIN E PARË DHE TË DYTË TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

Në vijim të procedurës së pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014-2015, informojmë kandidatët mbi listat e fituesve në Raundin 1, Faza II:

 

Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku kandidatët janë shpallur fitues:

 
Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 Tetor 2014 deri me 7 Tetor 2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. 
 
Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm:
 
  1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
  2. 2 fotografi personale;
  3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UMT-së;
  4. Deklaratën e paraqitur në shtojcen 4 të udhëzimit nr. 30, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
 
Kandidatët fitues që regjistrohen duke paraqitur dokumentacionin pranë sekretarive të UMT-së ku janë shpallur fitues, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin pasardhës (ku parashikohet dhe aplikimi me formularin A3).
 
 
                                                                                     REKTORATI
 
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×