Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët mbi shërbimin e Portalit të Studentit në faqën zyrtare të UMT-së www.umed.edu.al .

Lexo me shume: NJOFTIM SHËRBIMI


logo finale 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët, doktorantët dhe studiuesit shkencorë mbi mundësinë e pjesëmarrjes në shkollën verore universitare “European Summer School on Nutrigenomics” që organizohet nga Universiteti i Kamerinos, në Itali, në datat 1 - 5 shtator 2014.

Shkolla verore është e hapur për studentët dhe studiuesit shkencorë të degëve të studimit: mjekësi e përgjithshme dhe farmacitë cilët duan të thellojnë studimet e tyre në fushën e nutricionit. Programi përfshin temat si më poshtë:

    • Të ushqyerit molekularë,
    • Gjenoma,
    • Polimorfizmi dhe përgjigjet e dietës,
    • Epigjenetika dhe ushqyesit,
    • Receptorët bërthamore dhe të ushqyerit,
    • Ndikimi i shpëjtë i të ushqyerit dhe efektet afatgjata.

 

Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen e shkollës verorehttp://d7.unicam.it/nutrigenomics/ dhe mund të konsultoni programin në likun e mëposhtëm:  http://d7.unicam.it/nutrigenomics/sites/d7.unicam.it.nutrigenomics/files/up/nutrigenomics_8aprile.pdf

 

Përsoni i kontaktit:

Prof. Rosita Gabbianelli - Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Konktakt:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Në një ceremoni të organizuar në ambjentet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ditën e enjte, datë 15.05.2014, u zhvillua vlerësimi i Prof. Dr. Boyan Christoforov me një “certifikatë mirënjohje” për kontributin e tij të veçantë në bashkëpunim me stafin mjekësor dhe akademik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

IMG 4641

Rektori Ali Refatllari deklaroi se nderimi i Prof. Boyan Christoforov është një mirënjohje dhe një falenderim që vjen në kuadër të arritjeve dhe sukseseve të tij në fushën shkencore, si dhe në sajë të ndihmesës së vyer që Prof. Christoforov ka dhënë për përgatitjen dhe specializimin e mjekeve shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe sidomos ne spitalin Cochin pranë Assistance publique – Hôpitaux de Paris (AP-HP) në Paris. “E nderojmë sot Prof. Boyan Christoforov më këtë certifikatë mirënjohje duke e respektuar dhe vlerësuar në mënyrë të veçantë për kontributin e tij në punën kërkimore shkencore, veprimtarinë profesionale dhe vlerat etike, angazhimin e tij të gjithanshëm në fushën e shkencave të mjekësisë, si dhe dëshirën e tij për transmetimin e njohurive të pasura dhe krijimin e kushteve për realizimin e aktiviteteve kërkimore shkencore tek mjeket shqiptarë”, deklaroi Rektori Refatllari.

2

Prof. Christoforov është mjek i mirënjohur dhe ka qenë për një kohë të gjatë Përgjegjës i Shërbimit të Mjekësisë së Brendshme në spitalin Cochin pranë Assistance publique – Hôpitaux de Paris (AP-HP) në Paris. Ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në grupin e mjekëve të zgjedhur nga AP-HP për të ndihmuar në organizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, punë të cilën ai e ka përmbushur me shumë kompetencë dhe dashuri për vendin tonë. Gjithashtu, Prof. Christoforov ka qenë aktiv edhe në shoqatën Franko-Shqipëtare të Mjekëve Universitare dhe ka qenë organizator dhe lektor në shumë konferenca të perbashkëta që janë organizuar nga kjo shoqatë në Shqipëri.

Prof. Boyan Christoforov ka mbi 145 publikime në revistat më të njohura botërore dhe është dekoruar nga Presidenti i Francës me titullin “Officier De Legion d’Honneur”. Ndërkohë, Prof. Boyan Christoforov është ndjerë mjaft entusiast dhe është shprehur mirënjohës lidhur me vlerësimin e tij. Ai shtoi gjitashtu se ky vlerësim është një nga nderimet më të veçanta qe i eshte bere ne Shqiperi.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete shkencore dhe profesionale mjekësore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

                                                                                               

                                                                                                 REKTORATI

 


 

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më datë 03.06.2014, u zhvillua një takim midis autoriteteve drejtuese të Universitetit, Këshillave të Fakulteteve, Përgjegjësve të Departamenteve dhe Shërbimeve të UMT-së dhe Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH) të kryesuar nga Dr. Arjan Gjonça. Tematika e këtij takimi ishte diskutimi mbi Raportin e Parë për "Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor", të prezantuar nga KALKSH për periudhën Janar-Prill 2014.

 

 

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Ali Refatllari falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë diskutim dhe gjithashtu falenderoi Komisionin dhe Z. Gjonça për punën e deritanishme, duke vlerësuar angazhimin e tyre në këtë raport të parë. Rektori Refatllari theksoi se: "Sot është një moment i rëndësishëm për arsimin e lartë, pasi po hidhen bazat e një procesi të shëndetshëm që do t'u mundësojë Universiteteve një vendimmarrje gjithëpërfshirëse në politikat e arsimit të lartë. Me anë të këtij raporti përcaktohen qartë standardet që do të plotësohen për siguruar kualitetin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Takimi shpreh qartë angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar që të dëgjohet zëri dhe propozimet e të gjitha grupeve të interesit: akademikëve, pedagogëve dhe studentëve në një debat gjithëpërfshirës. Kjo Reformë do të ketë emrin e secilit prej jush që do të dhurojë ndihmesën e tij profesionale, drejt një arsimimi cilësor".

Kryetari i Komisionit të KALKSH, Z. Arjan Gjonça shprehu kënaqësinë për organinizimin e këtij takimi dhe u shpreh pozitiv për diskutimet e zhvilluara me profesoratin mjekësor: "Ndihem shumë entuziast për faktin se në këtë takim kemi vlerësimin tuaj dhe gjithashtu sugjerime mjaft të vlefshme të cilat do të parashtrohen në draftin përfundimtar. Falënderoj profesoratin e mjekësisë për angazhimin e tij dhe ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi me propozime të vazhdueshme, pasi theksoj se është e rëndësishme që në këtë proces të ecim bashkë."


Takimi vazhdoi me diskutime dhe sugjerime mes Komisionit dhe profesoratit, ku u bënë pyetje dhe komente konstruktive nga pjesëmarrësit, të cilat u diskutuan dhe u vlerësuan nga anëtarët e Komisionit. Puna e Komisionit u vlerësua plotësisht nga profesorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i cili tregoi mbështetjen dhe qëndrimin e tij Pro Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Republikën e Shqipërisë.
 

 

 

Takimi i Profesoratit me anetarët e KALKSH botuar në Gazetën Shqiptare, "Ali Refatllari: Arsimi i lartë, baza për vendimmarrje gjithëpërfshirëse".

 

 

REKTORATI


  

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, organizon në datat 12-14 Maj 2014 aktivitetin "Java e Inovacionit në UMT".

Në sajë të nismës së Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike "Java e Inovacionit", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njëkohësisht me universitetet e tjera publike në Republikën e Shqipërisë, hap dyert për të gjithë studentët e maturave që janë të interesuar të njohin nga afër UMT-në. Në këtë takim treditor, maturantët do të kenë mundësi të informohen mbi aktivitetin didaktik, shërbimet online, procedurat universitare dhe programet e studimit që ofrohen nga ky universitet. 

Aktiviteti do të zhvillohet në Rektoratin e UMT-së, salla e prezantimeve, në orarin 12.00-18.00. Ftohen në këtë aktivitet maturantët e interesuar, si dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që kanë dëshirë të kontribojnë për të njohur më mirë maturantët me jeten akademike në UMT. 

 

REKTORATI


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×