Please select your page

Misioni

Misioni i UMT-së konsiston në edukimin e studentëve në të tre ciklet e studimit konform standardeve më të larta profesionale; në përgatitjen më të mirë të profesionistëve që të praktikojnë kujdesin optimal ndaj pacientit, të synojnë parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe të çojnë përpara kërkimin shkencor.

  

Vizioni

Universiteti synon të formojë jo vetëm profesionistë por mbi të gjitha mjekë me tipare të larta njerëzore dhe të përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve që ti shërbejnë në respekt dhe në zbatim të parimit të Hipokratit. 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë synon të mbetet qendra më e rëndësishme akademike dhe kërkimore e shkencave mjekësore në vend. Ruajtja e këtij pozicioni lider në edukim, kërkim shkencor dhe kujdes shëndetësor realizohet përmes:

  • Aplikimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies me qëllim formimin e mjekëve, dentistëve, farmacistëve, profesionistëve të shëndetit publik dhe infermierëve me njohuri dhe aftësi profesionale të nevojshme për të çuar përpara sistemin shëndetësor; 
  • Krijimit të bashkëpunimeve me partnerë vendas dhe të huaj me qëllim promovimin dhe fuqizimin e kërkimit shkencor; 
  • Arritjes së standardeve të larta në kujdesin shëndetësor; 
  • Përqafimit dhe aplikimit të të rejave më të fundit të shkencave dhe teknologjive mjekësore; 
  • Mbështetjes së kapaciteteve njerëzore dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e tyre profesional.

 

 

 

 


Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×