NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST SPORTI DHE AKTIVITETESH SPORTIVE”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST SPORTI DHE AKTIVITETESH SPORTIVE”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 69, datë 27.06.2022,  shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, 1 (një) vend “Specialist sporti dhe aktivitetesh sportive”, në sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve,  pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;

Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist sporti dhe aktivitetesh sportive”, në sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional” / “Master i Shkencave” ose ekuivalente me to, në fushën e sporteve;
  2. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron,
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  5. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë eksperiencë pune në organizimin e veprimtarive sportive;
  2. Të shfaqë aftësi në organizimin dhe promovimin e aktiviteteve sportive, nxitjen e vlerave sportive, si dhe bashkëpunimit;

Dokumentacioni i  kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard i përditësuar (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive/njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore të marrë brenda tri muajve të fundit (dëshmi penaliteti).

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell shkualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në  zyrën e Protokollit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
  • Aftësi mbi nxitjen e vlerave sportive;
  • Aftësi mbi organizimin dhe promovimin e aktiviteteve sportive.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al.