Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Shëndetësore në Talin, Estoni.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit administrativ
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
- Mobiliteti duhet të realizohet gjatë periudhës 15.06.2026 – 19.06.2026.
Numri i kuotave: 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Shëndetësore në Talin, Estoni, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi: Kliko këtu
- CV në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Plani i mobilitetit; Kliko këtu
- Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
- Formulari i deklarimit: Kliko këtu
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 02 Qershor 2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!