CEREMONIA SOLEMNE TË AKORDIMIT TË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë zhvilloi ceremoninë solemne të akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Dr. Giuseppe Novelli, një prej personaliteteve më të njohura ndërkombëtare në fushën e gjenetikës humane dhe mjekësisë molekulare. Veprimtaria e tij shkencore dhe akademike ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e kërkimit biomjekësor dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë. Ai ka ushtruar gjithashtu funksione të larta akademike dhe institucionale, përfshirë detyrën e Rektorit të Universitetit “Tor Vergata” në Romë.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se ky vlerësim përfaqëson jo vetëm mirënjohjen e institucionit për një figurë të shquar të shkencës bashkëkohore, por edhe angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të forcuar standardet e ekselencës akademike dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor. Prof.Dr. Draçini i dorëzoi Prof. Novelli medaljen dhe certifikatën e titullit “Doctor Honoris Causa”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të në avancimin e shkencës mjekësore dhe në promovimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Universiteti mbetet i angazhuar në vlerësimin dhe njohjen e vazhdueshme të këtyre kontributeve, si pjesë e misionit të tij për promovimin e ekselencës akademike dhe kërkimit shkencor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj