Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 62, datë 08.07.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Specialist për specializimet”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për vendin e lire të punës “Specialist për Specializimet” në Degën e Sekretarisë Mësimore, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë :
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Kritere preferenciale:
- Preferohet të kenë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet;
- Preferohet të kenë diplomë të studimeve universitare Master Shkencor;
- Preferohen kandidatët që kanë punuar më parë në IAL publike ose private;
- Preferohen kandidatët që zotërojnë dëshmi të gjuhës Angleze.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
- Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
- Njohuri mbi praktika administrative.
- Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al