HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË: PROGRAMI ERASMUS BLENDED INTENSIVE PROGRAM (BIP).

Në kuadër të programit Erasmus+ Blended Intensive Program (BIP) është hapur thirrja për aplikim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin Mjekësor, Sofje.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik (Pediatri dhe Stomatologji)

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • Mobilitet Virtual 26 – 29 Tetor 2026
  • Mobilitet Fizik   30 Nëntor 2026 – 04 Dhjetor 2026

Numri i kuotave:

  • 3 kuota

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formulari i aplikimit; LINK
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Formulari i deklarimit. LINK

Dërgimi i dokumentacionit:

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 31 Korrik 2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj