Në kuadër të programit Erasmus+ dhe “International Staff Week” hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik/administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik/administrativ
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5+2 ditë udhëtim
Periudha e mobilitetit
- 30 Nëntor 2026 – 04 Dhjetor 2026
Numri i kuotave:
- 1 (një)
Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci klikoni nëlinkun e mëposhtëm:
Për më shumë informacion mbi mobilitetin në VEVU mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.vevu.hr/wp-content/uploads/2026/06/Booklet-ISW26-1-1.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Mobility Agreement STA/ STT; (Kliko Këtu) (Kliko Këtu)
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e njësuar me origjinalin;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
- GDPR Statement Form; (Kliko këtu)
- Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 10.07.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!