Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e doktoratës dhe stafin akademik në fushën e Shëndetit Publik mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për bursa kërkimore "Civil Society Scholar Awards (CSSA)" të shpallur nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros" për vitin Akademik 2016 -2017. Fondacioni Soros financon shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoratës dhe stafet akademike që të aksesojnë burime të rëndësishme për të kryer punen e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional, intelektual apo në mësimdhënie.

KUSH MUND TË APLIKOJË:

- Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;

- Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITETET QË MUND TË FINANCOHEN:

Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kërkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime 'peer- reviewed'.

Mund të ofrohet mbështetje edhe për 'tuition fee' vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 2 Shkurt 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe doktorantët e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 12-të të Kongresit Ndërkombëtar të Mjekësisë Varshavë (12th Warsaw International Medical Congress) që do të zhvillohet në datat 12-15 Maj 2016 pranë Universitetit të Mjekësisë, Varshavë (MUW), në Varshavë, Poloni.

Kongresi Ndërkombëtar i Mjekësisë Varshavë (WIMC) është një event i rëndësishëm për studentët dhe doktorantët e shkencave mjekësore. WIMC zhvillohet çdo vit në Universitetin e Mjekësisë, Varshavë dhe krijon një platformë bashkëpunimi mes studentëve dhe kolegëve ndërkombëtarë për ndarjen e eksperiencave dhe rezultateve të tyre të studimit, duke paraqitur zhvillimet e fundit në shkencat bio-mjekësore. WIMC është një mundësi e mirë për studentët për të fituar dhe zgjeruar aftësisë në fushat e mjekësisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e workshop-eve, prezantimeve dhe referateve nga Profesorë dhe Shkencëtarë të njohur, përfaqësues të Universiteteve më prestigjoze në fushat e mjekësisë. Studentët pjesëmarrës do të kenë, gjithashtu, mundësinë që të prezantojnë dhe referojnë abstraktet dhe studimet e tyre shkencore në fushat mjekësore.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 21 Shkurt 2016. Regjistrimet si "Pjesëmarrës pasiv" hapen në muajin Mars 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

Gjithashtu, mund të kontaktoni studentin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Kledi Rushiti, i cili është caktuar nga Stafi drejtues i WIMC për të dhënë informacione të mëtejshme mbi këtë kongres: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Posteri i WIMC PDF-icon

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

                 

Publikuar më 12.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) në bashkëpunim me Prezencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Shqipëri organizojnë një leksion ndërgjegjësimi për masat anti-korrupsion ditën e Hënë, më datë 07 Dhjetor 2015, në orën 11:00, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ky leksion organizohet në kuadër të projektit të Prezencës "Mbështetje të masave kundër korrupsionit në Shqipëri", të mbështetur nga Qeveria Italiane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe kontributi i Shkollës Italiane të Administratës Publike dhe është pjesë e aktiviteteve që OSCE po zbaton në Shqipëri gjatë vitit 2015 me titull "Ndërgjegjësimi i të rinjve ndaj masave anti-korrupsion". Përmes këtyre nismave, Prezenca OSCE është duke organizuar rreth 30 leksione në formatin e bashkëbisedimit të drejtuar nga aktivistë/ekspertë të fushës në disa shkolla të mesme dhe universitete publike në mbarë vendin.

Lektori i përzgjedhur për të dhënë këtë leksion në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë do të jetë Z. Fatos Lubonja.

Leksionet do të fokusohen tek pasojat që shkakton korrupsioni dhe mënyrat e adresimit të tij, efektet social-ekonomike, çështje të integritetit dhe etikës në arsim, si edhe shkëmbimin e ideve për mënyrat e adresimit të tij në fusha me interes për të rinjtë. Gjithashtu, gjatë leksioneve, do të njoftohet një konkurs idesh (ese) mes të rinjve mbi temën e anti-korrupsionit, prej të cilave dhjetë esetë më të mira do të prezantohen në një event kombëtar. Autorët e tri eseve më të mira do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në një kurs veror në Akademinë Ndërkombëtare të Anti-korrupsionit (IACA).

Kjo nismë është pjesë e asistencës së vazhdueshme që Prezenca OSCE ka dhënë për institucionet qendrore dhe vendore në Shqipëri, në funksion të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit. Projekti synon të mbështesë masat anti-korrupsion në vend, ndër të tjera rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi mjetet në dispozicion për luftimin dhe denoncimin e korrupsionit. Leksionet do të jenë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese kundër korrupsionit, duke plotësuar fushatën e ndërgjegjësimit mediatik që është pjesë e projektit.

Ftojmë studentët e Universiteti i Mjekësisë, Tiranë të marrin pjesë në këtë leksion të hapur që do të zhvillohet ditën e Hënë, më datë 07 Dhjetor 2015, në orën 11, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

            REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 05.12.2015

 


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Pedagogët, Kërkuesit shkencor dhe Doktorantët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Thirrjen e Dytë të Programit "Joint Excellence in Science and Humanities (JESH)" që organizohet nga Akademia e Shkencave e Austrisë (OeAW).

JESH është një program stimulues i OeAW që i ofrohet shkencëtarëve nga vendet e përzgjedhura për të krijuar kontakte të reja ndërkombëtare në nivelin më të lartë, pa ndonjë kufizim në lidhje me fushat kërkimore. 

Vizitat kërkimore mund të zgjasin nga një minimum prej dy muajsh deri në një maksimum prej gjashtë muajsh.

Për informacion të detajuar në lidhje me pjesëmarrjen në Thirrjen e Dytë dhe të gjitha dokumentet përkatëse (përfshirë Udhëzimet për Aplikantët), mund të konsultoni faqen zyrtare të internetit në linkun e mëposhtëm:
http://www.oeaw.ac.at/en/fellowship-funding/promotional-programmes/joint-excellence-in-science-humanities/jesh-call-outgoing-2015/

 

                                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 17.12.2015


 

Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë mbi Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 "Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë".

Për informacion mbi Udhëzimin, mund ta konsultoni atë në linkun e mëposhtëm:

          

                 REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×