Lajme te tjera

Në bazë të Udhëzimit Nr. 51, datë 01.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura", për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015-2016", informohen shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në programet e studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë se procedura e aplikimit kryhet individualisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ose në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe dhe do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
-
- Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 51;
- Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
- Fotokopjen e dokumentit personal të identitetit;
- Fotokopjen të njësuar me origjinalin të vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë të diplomës të ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me kopje të njesuar me origjinalin të diplomës dhe të listës së notave;
- Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohen në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe; Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri.
- Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
- Curriculum Vitae;
- Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të udhëzimit Nr. 51.
Kur dokumentacioni paraqet mangësi, Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve i kërkon aplikantit plotësimin e tij brenda datës 09 Dhjetor 2015. Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve dhe Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shqyrtojnë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2 të këtij udhëzimi dhe, në rastet kur numri i kërkesave është më i lartë se ai i kuotave të miratuara për shtetasit e huaj për ciklin përkatës të studimit, bëjnë rënditjen e kandidatëve sipas kriterit të meritës dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues në programet e studimit përkatës, bazuar dhe në kapacitetet pritëse të IAL-ve. Kërkesat e aplikantëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë, sipas specifikimeve në këtë udhëzim brenda afateve të parashikuara, nuk do të merren në shqyrtim.
Shtetasit e huaj që janë shpallur fitues brenda datës 23 Dhjetor 2015 paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse për të përfunduar procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.12.2015
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të organizojë konferencën shkencore "Health through Nutrition: Factors of nutrition and their impact on morbidity (Shëndeti përmes të ushqyerit: Faktorët e të ushqyerit dhe ndikimi i tyre në morbiditet)". Konferenca do të organizohet më datë 21 Nëntor, 2015 në Sallën e Konferencave "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Konferenca do të drejtohet në bazë të rekomandimeve të bëra nga dy konferencave të mëparshme: "Menaxhimi - sfida kryesore e sistemit të kujdesit shëndetësor" dhe "Parandalimin dhe diagnostikimi i hershëm i kancerit, sfidat dhe mundësitë për një ndikim pozitiv në Shqipëri", të cilat konsiderohen si prioritetet më të rëndësishme në Programin e Qeverisë mbi Sistemin e Shëndetësisë në Shqipëri.
Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqen e internetit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në likun e mëposhtëm:
http://www.akad.gov.al/ash/12-te-reja/150-scientific-conference-health-through-nutrition-factors-of-nutrition-and-their-impact-on-morbidity.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 17.11.2015

Të nderuar Pedagogë dhe Studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,
Me kënaqësi dhe nderim të veçantë, Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ka marrë falënderimet e sinqerta nga Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, për angazhimin dhe mikpritjen e treguar me rastin e vizitës së studentëve serbë në Shqipëri. Ky falënderim është një motiv krenarie për Institucionin tonë për punën e mirë dhe vlerat e larta që përcjell tek studentët e tij. Me këtë rast falenderojmë sërisht Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT) dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët kontribuan me plot dëshirë dhe qytetari, duke shoqëruar dhe mikpritur në familjet e tyre studentët serbë që erdhën për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Mesazhi i miqësisë së mirë dhe respektit reciprok ishte gjithnjë i pranishëm mes të rinjëve shqiptarë dhe atyre serbë dhe për këtë u jemi mirënjohës të rinjëve tanë.
Gatishmëria Juaj është një nderim për të gjithë Universitetin e Mjekësisë, Tiranë!
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Përditësimi i fundit: 16.11.2015
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 23-të të Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Shkencave (bio)-Mjekësore (International Student Congress of (Bio)Medical Sciences - ISCOMS) 2016 që do të zhvillohet në datat 7 - 10 Qershor 2016 në Groningen, Holandë.
ISCOMS është një nga konferencat ndërkombëtare studentore më të rëndësishme në botë, e cila vitin e kaluar arriti një sukses të madh, duke pritur 634 pjesëmarrës nga 58 vende të botës. ISCOMS 2016 u ofron studentëve mundësinë për të paraqitur studimet e tyre, si edhe për të marrë pjesë në ligjërata, prezantime dhe seminare për të zgjeruar njohuritë e tyre në hulumtimet mjekësore. Gjithashtu, përmes bursave “ISCOMS Research Fellowships” nga (IRF), ISCOMS u ofron studentëve të talentuar ndërkombëtar mundësinë që të njihen me hulumtimet shkencore që kryhen në Qendrën Spitalore Universitare të Groningen (UMCG) dhe në Institutet e ndryshme kërkimore në Groningen.
Dorëzimi abstrakteve është i hapur dhe do të mbyllet më datë 4 Shkurt 2016.
Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqen e internetit www.iscoms.com, faqen rrjetit social Facebook www.facebook.com/iscoms ose mund të kontaktoni në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Posteri Flyer
Informacion për studentët
Video promovuese e ISCOMS 2016
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 17.11.2015

Në bazë të Udhëzimit nr. 49, datë 02.11.2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe të regjistrimit për kandidatët me statusin e ish - të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “master profesional” dhe “master i shkencave”/”master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2015 – 2016”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e ish - të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët mbi procedurën e aplikimit në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
Kandidatët aplikojnë aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 02 deri ne datën 09 Nëntor 2015. Kandidatet shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit ne Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 04.11.2015
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×