Please select your page

ORIENTATION DAY NE UNIVERSITETIN E MJEKESISE, TIRANE

Informimi i studentëve është gjëja më e rendësishme për një Universitet! Për këtë arsye Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) çel dyert studentëve të tij duke organizuar aktivitetin "ORIENTATION DAY" në ditët e Martë, e Merkurë, e Enjte dhe e Premte, datë 5 nëntor, 6 nëntor, 7 nëntor dhe 8 nëntor 2013, nga ora 10:00 - 13:00, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), pranë Pediatrikut, Auditoriumi Galileo Galilei.

"ORIENTATION DAY" synon të pajisë studentët me një informacion të plotë mbi shërbimet studentore që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, gjë e cila do t’ju ndihmojë shumë të përgatiteni për një të ardhme të suksesshme në UMT. Orientimi i studentëve do të jetë i drejtuar nga stafi pedagogjik dhe administrativ i UMT-se, të cilët do të përgjigjen pyetjeve të studentëve rreth menaxhimit akademik, programeve të studimit, si dhe një serë aktivitetesh dhe shërbimesh në vazhdim. Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të vërë në dispozicion burimet e saja njerëzore gjatë ditëve të realizimit të aktivitetit. Studentët vullnetarë dhe anëtarët e Këshillit Studentor të UMT-së do të ndihmojnë për informimin e studentëve të rinj me eksperiencën e tyre në këtë Universitet .

Gjatë kësaj periudhe, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ka qenë organizator, bashkëorganizator dhe pjesëmarrës i shumë konferencave me nivel të lartë shkencorë dhe i shumë aktiviteteve me bazë sociale dhe qytetare, dhe vazhdon të marrë pjesë në projekte dhe fushata informuese me karakter human dhe mjekësor. Ky institucion publik i arsimit të lartë do të jetë përherë një promotor i nismave dhe ideve inovative për studentët e tij.

Bëhuni pjesë e kësaj nisme të hapur për të mësuar më shumë në lidhje me jetën akademike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
ORIENTATION DAY është i hapur për të gjithë studentët e UMT-së.

Ju mirëpresim!

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×