Please select your page

Mbyllet me sukses aktiviteti "KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET"

Ditën e dielë, më datë 27.10.2013, u zhvillua me sukses aktiviteti "KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET" i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Shoqatën "Brainstorm". Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në sajë të fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe të rejave mbi parandalimin e kancerit të gjirit në të gjithë qytetin e Tiranës. 

 

Aktiviteti shënoi pjesëmarrjen vullnetare të mbi 100 studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët informuan qyterarët me përkujdesjen dhe ekzaminimet e nevojshme për shërimin e plotë të kësaj sëmundje. Ndërmjet tyre, pjesëmarrës në aktivitetit ishin dhe mjekë dhe profesionistë të rinj të fushave mjekësore. Pikat informuese ishin të vendosura në 4 qendrat kyçe të qytetit të Tiranës me ngritjen e 4 çadrave tek "Parkun Rinia", "Liqeni Artificial", "Stacioni i Trenit" dhe "Rruga e Elbasanit". 

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre autoritetet e nderuara Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqja, Zv. Ministria e Shëndetësisë Znj. Milva Ekonomi, Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Jera Kruja, Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Dracini, Kancelari i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Z. Mirjel Dollani dhe Kryetari i Këshillit Studentor të UMT-së Z. Gentjan Asllanaj. 

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet dhe mirëpresim të gjithë studentët në aktivitete të ardhshme me vlerë sociale dhe qytetare.

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×