Please select your page

TAKIM I KALKSH ME PROFESORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më datë 03.06.2014, u zhvillua një takim midis autoriteteve drejtuese të Universitetit, Këshillave të Fakulteteve, Përgjegjësve të Departamenteve dhe Shërbimeve të UMT-së dhe Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH) të kryesuar nga Dr. Arjan Gjonça. Tematika e këtij takimi ishte diskutimi mbi Raportin e Parë për "Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor", të prezantuar nga KALKSH për periudhën Janar-Prill 2014.

 

 

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Ali Refatllari falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë diskutim dhe gjithashtu falenderoi Komisionin dhe Z. Gjonça për punën e deritanishme, duke vlerësuar angazhimin e tyre në këtë raport të parë. Rektori Refatllari theksoi se: "Sot është një moment i rëndësishëm për arsimin e lartë, pasi po hidhen bazat e një procesi të shëndetshëm që do t'u mundësojë Universiteteve një vendimmarrje gjithëpërfshirëse në politikat e arsimit të lartë. Me anë të këtij raporti përcaktohen qartë standardet që do të plotësohen për siguruar kualitetin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Takimi shpreh qartë angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar që të dëgjohet zëri dhe propozimet e të gjitha grupeve të interesit: akademikëve, pedagogëve dhe studentëve në një debat gjithëpërfshirës. Kjo Reformë do të ketë emrin e secilit prej jush që do të dhurojë ndihmesën e tij profesionale, drejt një arsimimi cilësor".

Kryetari i Komisionit të KALKSH, Z. Arjan Gjonça shprehu kënaqësinë për organinizimin e këtij takimi dhe u shpreh pozitiv për diskutimet e zhvilluara me profesoratin mjekësor: "Ndihem shumë entuziast për faktin se në këtë takim kemi vlerësimin tuaj dhe gjithashtu sugjerime mjaft të vlefshme të cilat do të parashtrohen në draftin përfundimtar. Falënderoj profesoratin e mjekësisë për angazhimin e tij dhe ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi me propozime të vazhdueshme, pasi theksoj se është e rëndësishme që në këtë proces të ecim bashkë."


Takimi vazhdoi me diskutime dhe sugjerime mes Komisionit dhe profesoratit, ku u bënë pyetje dhe komente konstruktive nga pjesëmarrësit, të cilat u diskutuan dhe u vlerësuan nga anëtarët e Komisionit. Puna e Komisionit u vlerësua plotësisht nga profesorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i cili tregoi mbështetjen dhe qëndrimin e tij Pro Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Republikën e Shqipërisë.
 

 

 

Takimi i Profesoratit me anetarët e KALKSH botuar në Gazetën Shqiptare, "Ali Refatllari: Arsimi i lartë, baza për vendimmarrje gjithëpërfshirëse".

 

 

REKTORATI

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×