Please select your page

NJOFTIM PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE

Në sajë të procedurave për aplikim në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, ju informojmë me lajmërimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit rreth afatit për njohjen e Diplomës së Maturës Shtetërore të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.

Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00. 

Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale. 

Dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS. 

Tërheqim vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës. 

Aplikantët nga Kosova të kenë domosdoshmërisht me vete VERTETIMIN mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit. 

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në Nr. e telefonit +355 4 22232455,  +355 4 2227300

Burimi: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet

Informojmë kandidatët se njohja e Diplomës së Maturës Shtetërore të tyre në Republikën e Shqipërisë është plotësim i kërkesës A. të Udhëzimit Nr. 24 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015”.

  

                                                                                       REKTORATI

 

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×