Please select your page

NJOFTIM MBI MUNDËSINË PËR APLIKIM NË PROGRAMIN "FELLOWSHIP PROGRAMME TALENTS³"

U​​​​​​​​​​​​​​​niversiteti i Mjek​​ësisë, Tiranë informon ​studiuesit shkencor mbi mundësinë e aplikimit pë​r grante kërkimi në kuadër të thirrjes së parë për propozime të Programit "Fellowship Programme TALENTS³", të organizuar nga AREA Science Park me kontributin financiar të Rajonit Autonom Friuli Venezia Giulia, në Itali, dhe me mbështetjen e Fondit Social Evropian.

Programi"Fellowship Programme TALENTS³" ofron:

    • Aktiviteti 1 - 7 grante kërkimore në hyrje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një nga institucionet shkencore që i përkasin CER - Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia), ose në një nga ndërmarrjet e themeluara në territorin rajonal dhe që zbatojnë aktivitetet R&D. Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues jashtë vendit në territoret e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) dhe në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni).
    • Aktiviteti 2 - 7 grante kërkimore në dalje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një institucion të huaj shkencor apo ndërmarrje që zhvillon aktivitetet R&D, të vendosura në territorin e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) ose në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni), me kthim të detyrueshëm në rajonin Friuli Venezia Giulia; Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues në Friuli Venezia Giulia. Në çdo projekt të financuar, 2/3 e aktivitetit do të zhvillohet jashtë vendit (faza në hyrje) dhe 1/3 e aktivitetit do të zhvillohet në një nga institucionet shkencore të CER - Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia) apo ndërmarrjeve të Rajonit të Friuli Venezia Giulia (faza në dalje).

14 grantet kërkimore do të jepen në dy faza të ndryshme:

    • Faza 1: gjatë vitit 2015, 4 grante kërkimore në dalje dhe 3 grante kërkimore në hyrje.
    • Faza 2: gjatë vitit 2016, 3 grante kërkimore në dalje dhe 4 grante kërkimore në hyrje.


Projektet kërkimore do të zhvillohet si më poshtë:

    • Faza 1, do të fillojë më 1 prill të vitit 2016 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2017.
    • Faza 2, do të fillojë më 1 prill të vitit 2017 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2018.


Thirrja për propozime do të përfundojë më 8 Tetor 2015, në orën 03:00 (ora lokale italiane).

Kandidatët janë të lirë të zgjedhin një temë kërkimore në njërën nga fushat shkencore të mëposhtme:

  1. Bioteknologji dhe Diagnostikë
  2. Teknologji e materialeve, Mekanikë, Fizikë dhe Kimi
  3. Ekologji, Mjedis dhe Energji
  4. Technologji Informacioni
  5. Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Humane.

Projektet kërkimore duhet të përputhen me fushat e mëposhtme teknologjike të strategjisë Smart Specialisation Strategy të Friuli Venezia Giulia:

  1. Agri-food
  2. Strategic production chains: industry engineering, home systems
  3. Maritime technologies
  4. Smart Health
  5. Culture, creativity and tourism

Për më tepër informacione mund të konsultoni broshurën në këtë linkPDF-icon ose të konsultoni faqen zyrtare të Programit në linkun e mëposhtëm: www.welcomeoffice.fvg.it/talents3
Gjithashtu, mund të kontaktoni me Help Desk-un në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Përditësimi i fundit: 13.08.2015

 
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×