Please select your page

CEREMONIA "50 VJET MJEK – 1966-2016"

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka nderin dhe kënaqësinë të informojë se ditën e mërkurë, më datë 08 Qershor 2016, në Sallën e "Profesorëve" të Rektoratit, u zhvillua Ceremonia "50 vjet mjek – 1966-2016" me rastin e 50 vjetorit të të Diplomuarve të Parë të viteve 1961-1966 në Degët Mjekësi dhe Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo ceremoni është një vlerësim dhe nderim që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë iu bën profesionistëve të parë të shëndetit, të përgatitur në auditorët e tij, në kuadër të kontributit të tyre të madh në Mjekësinë Shqiptare.

Në këtë ceremoni brezi i të diplomuarve të vitit 1966 u dekorua me Urdhrin "Naim Frashëri" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani me motivacionin: "Për kontributin e tyre pesëdhjetëvjeçar dhënë me ndërgjegje, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, në drejtim të përsosjes së shërbimit mjekësor në Shqipëri, duke realizuar shtrirjen e tij nëpër fshatra, si dhe duke u kushtuar përparësi profilaksisë dhe parandalimit të sëmundjeve". Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata shprehu falënderimet e sinqerta për punën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e Mjekësisë Shqiptare. Ai vlerësoi, jo vetëm kontributin e tyre, por edhe angazhimin e plotë në shërbim të mjekësisë, pavarësisht vështirësive të kohës së tyre, për të shërbyer si mjekë dhe mentorë të denjë të mjekëve shqiptarë pasardhës. Ish-studentët e Fakultetit të Mjekësisë, mes tyre dhe mjaft personalitete të njohura të mjekësinë shqiptare, u mblodhën përsëri së bashku pas 50 vitesh për të kujtuar arritjet dhe punën e tyre të palodhshme shumëvjeçare në shërbim të shoqërisë shqiptare. Nga 253 studentë që filluan kursin në vitin 1961 në atë kohë, vetëm 147 arritën të diplomoheshin, të cilët më pas u bën mjekë ose pedagogë të njohur në fushat e mjekësisë.

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 13.06.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×