Please select your page

MUNDËSI APLIKMI PËR PROJEKT-PROPOZIME NË PROGRAMIN PRoF 2017 AWARD

Në kuadër të thirrjes për Projekt-Propozime PRoF 2017 Award së shpallur nga Universiteti Ghent, në Belgjikë, dhe informacionit të përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik të interesuar mbi pjesëmarrjen në këtë thirrje.

PRoF 2017 Award është një konsorcium inovativ evropian, i cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2009 dhe që grupon së bashku organizata dhe më shumë se 300 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga disiplina të ndryshme të cilat mendojnë për evoluimin e sistemeve të këtij kujdesi. Fuqia e konsorciumit qëndron në qasjen e saj interdisiplinore, ku organizatat e kujdesit shëndetësor punojnë së bashku me qendrat kërkimore, universitetet dhe kompanitë për të krijuar vizione për të ardhmen. Secila prej këtyre vizioneve është realizuar si një "dhomë koncept- concept room" të cilat mund të vizitohen nga të gjithë në Poperinge – Belgjikë.

Juria e Projektit do të përzgjedhë tre projekte fituese, që do të ftohen të paraqesin punën dhe rezultatet e tyre në Simpoziumin Ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet më datë 17 Maj 2017 në Universitetin Ghent. Njërit nga 3 fituesit e përzgjedhur do t'i jepet çmimi Prof (me një vlerë prej 10.000 €).

Për informacione më të detajuara mund të konsultoni sitin: www.prof-projects.com

  1. Formularët
  2. Informacioni mbi thirrjen

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.10.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×