Please select your page

THIRRJE PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, NË ITALI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian "Erasmus+". Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.

1) Aplikimi për studentët:
- student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë).

Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë e notave;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës.

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.

Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:

Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa

 

2) Aplikimi për stafin akademik:

- staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).

Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).

Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim punësimi;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës.

Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2016, ora 24:00.

Aplikimi kryhet vetëm online në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


Ju urojmë suksese në aplikim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 31.10.2016

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×