Please select your page

THIRRJE E DYTË PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, NË ITALI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian "Erasmus+". Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.

1) Aplikimi për studentët:
- student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë dhe aplikimet pranohen nga viti i tretë deri në vit të pestë
 studimeve).

Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Bursa Erasmus+ e parashikuar për studentët përfshin qëndrimin dhe udhetimin. Bursa për qëndrim në Universitetin e Kamerinos merret nga Universiteti i Kamerinos dhe është 850 euro në muaj për qëndrim të pandërprerë për periudhën e përcaktuar. Kostot e udhëtimit mbulohen deri në shumën 180 euro dhe shtesat e tjera të mundshme, sipër kësaj shume, mbulohen nga vetë kandidati.

Dokumentat e nevojshme për aplikim të studentit:

- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-
 Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Listë e notave (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.

Kandidatët, të cilët do të përzgjedhen, do të konfirmojnë dokumentat pranë Rektoratit.

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.

Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:

 

Aplikimi kryhet për semestrin e dytë të studimeve. Periudha e leksioneve e semestrit të dytë fillon në Universitetin e Kamerinos në datat 20 mars 2017 - 30 qeshor 2017 dhe periudha korrik - shtator është periudha e provimeve.

Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa

2) Aplikimi për stafin akademik:

- staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).

Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).

Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim të stafitt akademik:

- CV në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim punësimi (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
- Certifikatë e gjuhës.

Afati i fundit për aplikim: 8 dhjetor 2016, ora 24:00.

Aplikimi kryhet vetëm online, në gjuhën angleze, në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


Ju urojmë suksese në aplikim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.12.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×