Please select your page

TAKIM ME UNIVERSITETET PARTNERE NË PROJEKTIN EVROPIAN “EUSCREEN”

 

Sot, më datë 27.01.2017, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë priti në një takim pune delegacionin e përfaqësuesve të universiteteve partnere në kuadër të projektit evropian të fituar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë "Euscreen" (2017-2021)nën Programin e Bashkimit Evropian "Horizon 2020". Konsociumi i universiteteve udhëhiqet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit (Hollandë) dhe mbledh së bashku universitetet më prestigjioze evropiane, si Universitetin e Sheffield (Angli), Universitetin e Reading (Angli), Institutin Karolinska (Suedi)Universitetin Johann Wolfgang Goethe të Trankfurtit në Main (Gjermani)Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë Iuliu Hatieganu Cluj-Napoca (Rumani), Drejtorinë e Asistencës Sociale Mjekësore (Spanjë), Fondacionin e bashkëpunimit publik-komunitet për studime euscreen (Hollandë).

Takimi u hap nga Zv. Rektore Prof. Dr. Anyla Bulo, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe u uroi ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë suksese në zhvillimin e projektit.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe prezantimi i etapave të projektit në Shqipëri u krye nga koordinatorja e Projektit Prof. Asc. Birkena Qirjazi, Pedagoge e Departamentit të ORL-Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë. Me anë të këtij projekti do të realizohet depistimi neonatal i dëgjimit në dy Maternitetet e Tiranës, në atë të Kukësit dhe të Pogradecit, si dhe në tre qendra shëndetësore (nga një për çdo rreth) dhe do të diagnostikohen rastet e uljes së dëgjimit për bebet dhe rehabilitimin e atyre me probleme. Të dhënat shkencore që do të mblidhen do të analizohen nga stafi i universiteteve partnere dhe do të mundësohet ekspertiza më e mirë për efikasitetin e diagnostikimeve.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 27.01.2017

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×