1 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 26.10.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: SANITARE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË
SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për personel administrativ me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Pozicionet e punës:
1. Sanitare në Fakultetin e Mjekësisë (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës "Sanitare në Fakultetin e Mjekësisë" duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e detyruar
- Të ketë eksperiencë pune
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të dëftesës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 26.10.2015 - 06.11.2015
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
REKTORATI
Publikuar më 26.10.2015
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×