Please select your page

6 - NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - 22.02.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës në Fakultetin e Mjekësisë ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës "Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës në Fakultetin e Mjekësisë" duhët të plotësojë këto kritëre bazë:

  1. Të zotërojë diplomën e mjekut (studime universitare brenda dhe jashtë vendit).
  2. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zoterojë diplomën në fushën e Psikiatrisë.
  3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8.
  4. Të ketë gradën shkencore "Doktor" në Mjekësi.
  5. Të ketë ëksperiencë pune në mësimdhënie.
  6. Të zoterojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formes së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës "Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkenës në Fakultetin e Mjekësisë", preferohet të plotësojë edhe keto kritere:

  1. 1. Të ketë trajnime në Psikolgji.
  2. Të ketë eksperiencë pune
  3. Të ketë botime shkencore, referime ose postera në kongrese Europiane ose Internacionale.

Kandidatët për vendin e punës "Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkenës në Fakultetin e Mjekësisë", duhet të dorezojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkese me shkrim.
  2. Curriculum vitae.
  3. Diplome dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Deshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikates së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  5. Dëshmi të pjesemarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
  7. Deshmi të njohjes të gjuhes së huaj (të noteruar).
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezes së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqerore.
  10. Raport mjekesor për aftësitë në punë.

Dokumentet pranohen nga data ­ 22.02.2016 - 04.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 REKTORATI

Publikuar më 22.02.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×