Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe Organizatën Almedicus, organizon në datat 1-3 Maj 2014 Kongresin e Dytë Ndërkombëtar "International Congress of Bio-Medical Sciences" (ICBMS 2014).

Në këtë kongres marrin pjesë studiues dhe akademikë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Italia, Austia, Hollanda, Gjermania, dhe Spanja, të cilët do të referojnë mbi tema ndërdisiplinore në shkencat mjekësore dhe bio-mjekësore. Analiza ndërdisiplinore është një koncept bashkëkohor dhe një risi për kërkimin shkencor shqiptar, ku përfshihen studimet e rasteve klinike, studimet laboratorike dhe eksperienca e drejtpërdrejtë, si pjesë e rëndësishme e përvojës mjekësore.

Ky kongres vazhdon traditën e krijuar me takimin e parë në vitin 2013 dhe përfshin një numër të lartë kontributesh shkencore, rreth 40 punime me referime dhe prezantime me postera. Organizimi i këtij kongresi, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga universitete të ndryshme që të shkëmbejnë eksperienca dhe të ofrojnë studime inovative në fushat e tyre të ekspertizës.

          1426402 478906972222272 1773390167 n          safe image

 

Kongresi zhvillohet në datat 1-3 Maj 2014. Në ditën e parë të tij, do të zhvillohet kursi me temë "Understanding medical research for Health Proffessionals: An introduction". Ky kurs është i koordinuar nga Trudy Voortman, nga Erasmus MC, Hollande, dhe është i përshtatshëm për të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në formatin dhe metodologjinë e kërkimit shkencor në biomjekësi. Në ditën e dytë dhe të tretë do të zhvillohen prezantimet e punimeve shkencore të studiuesve shqiptarë dhe atyre të ftuar. Kongresi është e akredituar nga Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) dhe u jep mundësinë të interesuarve të përfitojnë 21 krediteve për pjesëmarrjen."

Të ftuar specialë në këtë kongres janë:

Prof. Pier Giuseppe Pelicci University of Milan, Italy, European Institute of Oncology

Prof.Dr.med Erich Sorantin Medical University of Graz, Austria

Pablo Galindo-Moremo, DDS, PhD University of Granada, Spain

Trudy Voortman, PhD Candidate Erasmus Medical Center, the Netherlands

Prof. Gani Bajraktari, MD, PhD, FESC, FACC Universiteti i Prishtinës, Kosovë

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon Stafin Organizativ dhe Komitetin Shkencor për punën e tyre të vazhdueshme në realizimin e këtij kongresi dhe fton të gjithë stafin akademik dhe studentët e tij të jenë të pranishëm në këtë event të çmuar shkencor.

 

Për informacione të mëtejshme mbi programin, ju ftojmë të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://icbms-albania.com/index.php/program/scientific-program-2013

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

 

 


 

Në kuadër të promovimit të Programeve të Shkëmbimit "Erasmus Mundus", informojmë studentët, doktorantët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), të interesuar rreth procedurës së shkëmbimeve, se po afrohet afati i mbylljes së aplikimeve për Programin e Shkëmbimit "ERA-WEB".

"ERA-WEB" është një mundësi unike për një karrierë ndërkombëtare kërkimore në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit!

"ERA-WEB" është Programi i Rrjetit Evropian të Universiteteve që ofrojnë studime mjekësore, i cili ofron bursa studimi për shkëmbime akademike ndërmjet Universiteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Shkëmbimet janë të ndara në katër nivele universitare të studimit: Bachelor, Master, Doktoraturë dhe Post-Doktoraturë. Gjithashtu, shkëmbimet ofrohen edhe për stafin akademik, i cili mund të aplikojë për trajnime dhe veprimtari shkencore të ndryshme. Periudha e qëndrimit është e përcaktuar brenda një periudhë prej 1 deri në 36 muaj, në bazë të projekteve shkencore që do të ndërmerren në Universitetin pritës. Programi financon shpenzimet ku janë të përfshira shpenzimet e udhëtimit, dietat ditore, shpenzimet e sigurimit dhe tarifat e pjesëmarrjes.

Temat:

Fokusi i kërkimit është i ndarë në fusha shkencore të menduara për të përmirësuar shëndetin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe për të reduktuar pabarazitë social-ekonomike. Temat e përfshira janë si më poshtë:

    • Menaxhimi klinik;
    • Dallimet socio-ekonomike në shëndetësi dhe në pjesëmarrjen në të;
    • Menaxhimi i sëmundjeve infektive;
    • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme;
    • Faktorët e punës dhe mënyrat e jetësës me rrezik për shëndetin;
    • Përcaktuesit gjenetikë dhe mjedisorë të shëndetit (të tilla si çmenduria, glaukoma, goditje e zemrës, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, miopia, sëmundjet neuropsikiatrike, sëmundjet pediatrike dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes)​​;
    • Reduktimi i numrit të vdekjeve me anë të faktorëve parandalues.

Për më tepër informacione rreth fushave shkencore mund të konsultoni academic offerings në linkun e mëposhtëmhttp://erasmus-westernbalkans.eu/academic-offerings-2/

Kriteret e Aplikimit:

    • Letër motivimi;
    • Curriculum Vitae;
    • Propozim kërkimi shkencor;
    • Diplomë e mbrojtjes së gjuhës angleze;
    • Diplomë e mbrojtjes së gjuhëve të tjera;
    • Listë notash;
    • Vërtetim i regjistrimit në një cikël studimi;
    • Letër pranimi të firmosur nga Koordinatori i Programit;
    • Dy letra rekomandimi;
    • Fotokopje të skanerizuar të pasaportës.

Aplikimi bëhet online në adresën: http://erasmus-westernbalkans.eu/online-application-2/

Kërkesa është e vlefshme vetëm nëse të gjithë dokumentat e detyrueshëm janë uploduara. Aplikimi është në gjuhën angleze.

Universitetet:

Universitetet që bëjnë pjesë në këtë Program janë të rënditura si më poshtë:

Universitetet Evropiane

    • Erasmus University Medical Center Rotterdam, the Netherlands
    • Ludwig-Maximilians-University Munich, Germany
    • Università Cattolica del Sacro Cuore, Italy
    • University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology, Austria
    • University of Leuven, Belgium
    • University of Torino, Italy

Universitetet e Ballkanit Perendimor

    • Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, Macedonia
    • University of Belgrade, Serbia
    • University of Nis, Serbia
    • University of Novi Sad, Serbia
    • University of Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
    • University of Medicine, Tirana, Albania
    • University of Montenegro, Montenegro
    • University of Prishtina 'Hasan Prishtina', Kosovo

 

Njoftojmë studentët se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është Universitet Partnet në Rrjet dhe është Target Group 1 (TG1). Për informacione të metejshme rreth Programit "ERA-WEB", ju ftojmë të konsultoheni me Prof. Xheladin Dracini (Koordinatori i programit ERA-WEB në UMT) dhe Dr. Eralda Turkeshi, dhe për informacione të mëtejshme të kontaktoni në adresën email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..">.

Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen e Programit "ERA-WEB": http://www.erasmus-westernbalkans.eu/ dhe të konsultoni shpalljen zyrtare http://nihes.nl/eraweb/files/dlm_uploads/2014/02/ERAWEB-call-for-applications_2014_V17-02-14.pdf

 

Mbyllja e Aplikimit:

 

      • Afati i fundit për aplikim është data 1 prill 2014.

 

Për informacione të mëtejshme dhe për konsultime mbi procedurat e shkëmbimeve studentore, Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektorat ofron orientime të vazhdueshme për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.">

 

 


 

Medical Winter School - 28-31 mars 2014



U mbyll me sukses, në datat 28-30 mars 2014, aktiviteti i rradhës “Shkolla Dimërore e Mjekësisë (Medical Winter School)”. Ky aktivitet vijon traditën e aktiviteve formuese studentore të krijuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT), pas zhvillimit me sukses të Shkolles Verore “Medical Summer School", e cila u realizua në muajin gusht 2013. 
Medical Winter School u organizua nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Studentor të UMT-së dhe Organizatën studentore "Brainstorm". 
Vendi i zgjedhur për këtë aktivitet ishte Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, qendra magjepëse e Alpeve Shqiptare në Rrethin e Tropojës. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 90 studentë të fakulteteve të ndryshme, të cilët aplikuan përmes Këshillit Studentor të UMT-së dhe u përzgjodhën nga Komiteti shkencor i aktivitetit në bazë të cilësisë së punimeve. Studentët që prezantuan punimet e tyre shkencore ishin të udhëhequr nga Pedagogët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Gjatë aktivitetit u referuan 10 tema shkencore dhe u simuluan 2 seanca ushtrimore praktike, në të cilat u ushtruan të gjithë studentet pjesëmarrës. Temat shkencore ishin të ndara sipas degëve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe përfshinin një ekspertizë të gjërë studimesh dhe hulumtimesh ndërdisiplinore.
Temat teorike:
1. Gjendra surenale, anestezia;
2. Dimensionet e sëmundjeve infektive në vëmendjen e Shëndetit Publik;
3. Vetëekzaminimi i tumoreve;
4. Sëmundjet infektive në moshat pediatrike;
5. Çfarë është dermatiti, format e ndryshme të tij;
6. Adiksioni dhe efektet toksike të alkolit dhe drogës;
7. Metodat e zbardhimit të dhëmbëve;
8. Infertiliteti mashkullor;
9. Standartet e prodhimit të barnave;
10. Kirurgjia abdominale në një këndvështrim të përgjithshëm.

Temat praktike:
1. Urgjencë: CPR+ACLS+PALS;
2. Kirurgji: Kirurgjia abdominale në një këndvështrimin të përgjithshëm.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon njësitë e tij për organizimin e aktivitetit dhe fton të gjithë studentët të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet e tjera në vazhdim që do të organizohen nga njësitë e Universitetit.

 

 


logo finale 2

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë Pedagogët, Studiuesit shkencorë dhe Doktorantët mbi mundësinë e aplikimit për bursa studimi në kuadër të programit “Scholarship Programme for Young Researchers from European Neighbouring Countries” të Rrjetit Universitar Coimbra Group.

Lexo me shume: Njoftim për mundësi aplikimi në Programin “Scholarship Programme for Young Researchers from...


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×