Please select your page
European Medicines Agency

logo finale 2

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët e diplomuar dhe profesionistët e rinj në shkencat mjekësore rreth mundësisë së aplikimit në një program trajnimi në Agjencinë Europiane të Barnave (European Medicines Agency).

Agjencia Europiane e Barnave (European Medicines Agency) ofron një grant prej 1350£ neto në muaj për një program trajnimi me kontratë në periudhat nga 6 deri në 9 muaj. Agjencia, gjithashtu, paguan shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzime të tjera në fillim dhe në fund të trajnimit.

Lexo me shume: Njoftim për mundësi aplikimi në Program trajnimi


Ditën e dielë, 12.01.2014, përfundoi me sukses punimet e saj "Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore", e organizuar në ambjentet e Tirana International Hotel. Konferenca ishte iniciativa e parë kombëtare për vitin 2014 e të gjitha strukturave të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, e cila ishte e fokusuar tërësisht në shkencat mjekësore.

Lexo me shume: Përfundon me sukses "Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore"


Informimi i studentëve është gjëja më e rendësishme për një Universitet! Për këtë arsye Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) çel dyert studentëve të tij duke organizuar aktivitetin "ORIENTATION DAY" në ditët e Martë, e Merkurë, e Enjte dhe e Premte, datë 5 nëntor, 6 nëntor, 7 nëntor dhe 8 nëntor 2013, nga ora 10:00 - 13:00, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), pranë Pediatrikut, Auditoriumi Galileo Galilei.

Lexo me shume: ORIENTATION DAY NE UNIVERSITETIN E MJEKESISE, TIRANE


Ditën e premtë, 25.10.2013, në orën 18:00, në ambjentet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Tiranës u zhvillua ceremonia e diplomimit e brezit të parë të mjekëve stomatologë të cilët u diplomuan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. 
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv. Ministrja e Shëndetësise, Znj. Milva Ekonomi, Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Jera Kruja, Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla dhe profesorët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Lexo me shume: CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE


Ditën e dielë, më datë 27.10.2013, u zhvillua me sukses aktiviteti "KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET" i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Shoqatën "Brainstorm". Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në sajë të fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe të rejave mbi parandalimin e kancerit të gjirit në të gjithë qytetin e Tiranës. 

Lexo me shume: Mbyllet me sukses aktiviteti "KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET"


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×