Lajme te tjera

Në bazë të Urdhërit Nr. 298, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 19.08.2015 "Për caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2015-2016 në Institucionet e Arsimit të Lartë", informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë mbi fillimin dhe mbarimin e vitit të ri akademik 2015-2016, si më poshtë:
-
- Viti akademik 2015-2016 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, fillon në datën 12 Tetor 2015 dhe përfundon në datën 30 Shtator 2016.
- Periudha 21 Dhjetor 2015 deri në 3 Janar 2016, do të jetë periudhë pushimesh për studentët.
- Viti akademik 2015-2016 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, fillon në datën 12 Tetor 2015 dhe përfundon në datën 30 Shtator 2016.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 25.08.2015

Në bazë të Urdhërit Nr. 295, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015-2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kuotat për transferim të studimeve dhe kuotat për program të dytë studimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar, me kohë të plotë, që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
KUOTA PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI |
KUOTA PËR TRANSFERIM STUDIMESH |
Fakulteti i Mjekësisë |
Mjekësi e Përgjithshme |
||
Fakulteti i Farmacisë |
Farmaci |
||
Fakulteti i Mjekësisë Dentare |
Stomatologji |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri e Përgjithshme |
1 |
2 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë e Lartë Laboratori |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
1 |
1 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Imazheri |
1 |
2 |
- Kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për transferim studimesh:
- Të gjithë ata kandidatë të cilët nuk kanë qenë/janë objekt i Udhëzimit nr. 33 datë 19.09.2014 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik e Privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë të cilëve u është hequr licenca", i ndryshuar;
- Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në programin e studimit që kanë ndjekur dhe nga ku duan të transferohen të pakten 30 kredite (ECTS), të njohura të vlefshme për programin e studimit ku do të transferohen;
- Kandidatët që kanë ndjekur një program studimi në Republikën e Shqipërisë në një IAL publike ose që kanë ndjekur një program studimi të akredituar në një IAL private në momentin e aplikimit për transferim, si dhe kandidatët që kanë ndjekur një program studimi jashtë vendit, në një Institucion të Arsimit të Larte të akredituar në vendin e origjinës, si institucion dhe program studimi.
- Kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar kuota për program të dytë studimi:
- Kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj ("Bachelor", program të integruar të ciklit të dytë) me atë program ku po aplikojnë, në rastet kur kanë përfunduar studimet:
- në Republikën e Shqipërisë, në një IAL publike, ose në një IAL private, në një program studimi të akredituar përpara përfundimit të programit përkatës të studimit;
- jashtë vendit dhe kaneë kryer njohjen e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
- Kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj ("Bachelor", program të integruar të ciklit të dytë) me atë program ku po aplikojnë, në rastet kur kanë përfunduar studimet:
Në bazë të Udhëzimit Nr. 28 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.08.2015 "Për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar, me kohë të plotë, që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
- Kandidatet e interesuar aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi nga data 31 Gusht 2015 deri në datën 11 Shtator 2015.
- Studenti që aplikon për transferim studimesh, paraqet dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:Transferimi i studimeve mund të bëhet nga një program studimi i njejtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike, ose në IAL të tjera private apo të huaja, të akredituara për programin përkatës të studimit. IAL-ja mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë të cilat përcaktohen në statut, në rregulloret përkatëse, ose me vendim të senatit akademik.
- Kërkesa drejtuar Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit);
- Dokumenti origjinal i çregjistrimit, nga IAL nga ku transferohet (paraqitet në momentin e regjistrimit përfundirntar pas shpalljes fitues), i cili permban: Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
- Emri, Atësia, Mbiemri;
- Datëlindja;
- Vendlindja;
- Shtetësia;
- Numri i matrikullimit që ka pasur në IAL-në përcjellëse;
- Emri i shkollës së mesme/IAL-së së kryer përpara ndjekjes së këtij programi studimi;
- ID e Maturës Shtetërore/nr. Regj. të veçantë (Për kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006);
- Numri personal i identitetit;
- Data e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja;
- Emërtimi i programit të studimit dhe Fakulteti përkatës;
- Cikli dhe forma e studimit;
- Data e nderprerjes së studimeve.
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur;
- Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, Letërnjoftim ose pasaportë);
- Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë;
- Dy fotografi personale.
- IAL-te nuk mund të pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik. Transferimi i studimeve do të kryhet në zbatim të procedurave dhe afateve të parashikuara në Udhëzimin Nr.28.
- Studenti që aplikon për program të dytë studimi nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi. Për të aplikuar, studenti duhet të ketë përfunduar një program studimi të të njëjtit cikël dhe lloj dhe të disponojë diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë. Studenti paraqet dokumentacionin e mëposhtem pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve: Të gjitha tarifat e regjistrimit për konkurrim në programet e ndryshme të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë do të arketohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të postës shqiptare, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Kërkesa drejtuar Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit);
- Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera me parë, për të njëjtin nivel dhe lloj programi studimi, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lënde dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);
- Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikaten e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë;
- Dy fotografi personale.
- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi në vende të dukshme brenda datës 11 Shtator 2015 dhe do t'ia përcjellë ato Ministrisë së Arsimit dhe Sportit brenda kësaj date.
- Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/komisionet i/e ngritur/a për këtë qëllim nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë brenda orës 11.00 të datës 18 Shtator 2015. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi, si dhe të kritereve të tjera shtesë të miratuara në statutin apo rregulloret përkatëse të IAL-së dhe të programit të studimit, të cilat do të shpallen në vende të dukshme brenda datës 31 Gusht 2015 dhe do t'i bëhen me dije të gjithë kandidatëve që aplikojnë në momentin e aplikimit, së bashku me pikët vlerësuese për çdo kriter vlerësimi.
- Komisioni do të kryejë rënditjen e kandidatëve bazuar në pikëzimin për çdo kriter vlerësimi, e cila shpallet nga dekani përkatës në mjediset e Fakultetit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe faqet web përkatëse, e plotësuar sipas Tabelave nr. 1a dhe 1b të parashikuara në Shtojcën nr. 1 të Udhëzimit Nr. 28, respektivisht, për kandidatët që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe për kandidatët që kanë aplikuar për program të dytë studimi, brenda datës 22 Shtator 2015.
- Ministria e Arsimit dhe Sportit shqyrton materialet e paraqitura dhe brenda datës 29 Shtator 2015, miraton dhe shpall në faqen e saj web të dhënat për kandidatët fitues si dhe rënditjen e të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar. Këto të dhëna i përcillen Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për regjistrim përfundimtar të kandidatëve brenda të së njëjtës datë.
- Kandidatët fitues do të kryejnë regjistrimin e tyre përfundimtar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë nga data 29 Shtator 2015 deri në datën 05 Tetor 2015. Më datë 06 Tetor 2015 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë në vende të dukshme dhe publikon në faqen web listën emërore të kandidatëve të regjistruar. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas rënditjes së shpallur, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mund të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listën e rënditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 3 dhe pikën 4 të Urdhrit nr. 295, datë 18.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dore me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 12 Tetor 2015.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Urdhërit Nr. 295, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015 - 2016"Urdhërit Nr. 295, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, si dhe kuotat për programe të dyta studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015 - 2016"
- Udhëzimit Nr. 28 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.08.2015 "Për kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2015 - 2016"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 20.08.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet Shqiptare mbi njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, si më poshtë:
Njoftohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, me kohë të plotë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë MAS. Njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në IAL-të shqiptare.
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në këtë link: Formular-Aplikimi-2015
Dokumentet e domosdoshme që duhen dorëzuar pranë Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit:
- Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
- Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
- Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
- Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.
Linku i njoftimit:
http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më datë: 13.08.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studiuesit shkencor mbi mundësinë e aplikimit për grante kërkimi në kuadër të thirrjes së parë për propozime të Programit "Fellowship Programme TALENTS³", të organizuar nga AREA Science Park me kontributin financiar të Rajonit Autonom Friuli Venezia Giulia, në Itali, dhe me mbështetjen e Fondit Social Evropian.
Programi"Fellowship Programme TALENTS³" ofron:
-
- Aktiviteti 1 - 7 grante kërkimore në hyrje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një nga institucionet shkencore që i përkasin CER - Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia), ose në një nga ndërmarrjet e themeluara në territorin rajonal dhe që zbatojnë aktivitetet R&D. Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues jashtë vendit në territoret e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) dhe në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni).
- Aktiviteti 2 - 7 grante kërkimore në dalje për studiuesit shkencor që do të kryejnë projekte në një institucion të huaj shkencor apo ndërmarrje që zhvillon aktivitetet R&D, të vendosura në territorin e strategjive makro-rajonale në pjesën e EUSAIR (Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia) ose në pjesën e EUSALP (Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni), me kthim të detyrueshëm në rajonin Friuli Venezia Giulia; Aktiviteti i drejtohet studiuesve banues në Friuli Venezia Giulia. Në çdo projekt të financuar, 2/3 e aktivitetit do të zhvillohet jashtë vendit (faza në hyrje) dhe 1/3 e aktivitetit do të zhvillohet në një nga institucionet shkencore të CER - Coordination Network of research institutions of Friuli Venezia Giulia (Rrjeti i Koordinimit të institucioneve kërkimore të Friuli Venezia Giulia) apo ndërmarrjeve të Rajonit të Friuli Venezia Giulia (faza në dalje).
14 grantet kërkimore do të jepen në dy faza të ndryshme:
-
- Faza 1: gjatë vitit 2015, 4 grante kërkimore në dalje dhe 3 grante kërkimore në hyrje.
- Faza 2: gjatë vitit 2016, 3 grante kërkimore në dalje dhe 4 grante kërkimore në hyrje.
Projektet kërkimore do të zhvillohet si më poshtë:
-
- Faza 1, do të fillojë më 1 prill të vitit 2016 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2017.
- Faza 2, do të fillojë më 1 prill të vitit 2017 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2018.
Thirrja për propozime do të përfundojë më 8 Tetor 2015, në orën 03:00 (ora lokale italiane).
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin një temë kërkimore në njërën nga fushat shkencore të mëposhtme:
- Bioteknologji dhe Diagnostikë
- Teknologji e materialeve, Mekanikë, Fizikë dhe Kimi
- Ekologji, Mjedis dhe Energji
- Technologji Informacioni
- Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Humane.
Projektet kërkimore duhet të përputhen me fushat e mëposhtme teknologjike të strategjisë Smart Specialisation Strategy të Friuli Venezia Giulia:
- Agri-food
- Strategic production chains: industry engineering, home systems
- Maritime technologies
- Smart Health
- Culture, creativity and tourism
Për më tepër informacione mund të konsultoni broshurën në këtë link ose të konsultoni faqen zyrtare të Programit në linkun e mëposhtëm: www.welcomeoffice.fvg.it/talents3
Gjithashtu, mund të kontaktoni me Help Desk-un në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Përditësimi i fundit: 13.08.2015

Në bazë të Vëndimit Nr. 638 të Këshillit të Ministrave, datë 22.07.2015 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e maturës shtetërore të Republikës së Shqipërisë mbi kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e studimit të ciklit të parë "Bachelor", me kohë të plotë, dhe të ciklit të dytë të integruar "Master i Shkencave i integruar" që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
KUOTA PËR PROGRAM TË PARË STUDIMI |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË PARË |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË DYTË |
|
Fakulteti i Mjekësisë |
Mjekësi e Përgjithshme |
240 |
45.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Farmacisë |
Farmaci |
90 |
45.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Mjekësisë Dentare |
Stomatologji |
55 |
45.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri e Përgjithshme |
300 |
40.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
80 |
35.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë e Lartë Laboratori |
60 |
35.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
60 |
35.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
40 |
35.000 |
233.916 |
|
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Imazheri |
70 |
35.000 |
233.916 |
Për më tepër informacione dhe konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×