Lajme te tjera

Pas kërkesës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë publikohet Urdhri Nr. 10, datë 07.01.2017, i Ministrit të Shëndetësisë "Për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit". Procesi mësimor do të rifillojë ditën e hënë më datë 16 janar 2017.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 07.01.2017
PUBLIKIM I VENDIMIT NR. 148, DATË 30.12.2016 DHE UDHËZIMIT NR. 70, DATË 30.12.2016 MBI SPECIALIZIMET

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi publikimin e Vendimit Nr. 148, datë 30.12.2016 të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 26, datë 01.12.2016 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017"" dhe Udhëzimit Nr. 70, datë 30.12.2016, të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 62, datë 01.12.2016, të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017""
Vendimi Nr. 148, datë 30.12.2016 dhe Udhëzimi Nr. 70, datë 30.12.2016 mund të konsultohen dhe shkarkohen në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 30.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar mbi Vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë".
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 903, datë 21.12.2016, mund të konsultohet dhe shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 27.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar të Fakultetit të Mjekësisë Dentare mbi listën e dokumentave që duhet të paraqesin aplikantët për bursë të viteve të dyta e lart për vitin akademik 2016-2017 në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Lista mund të konsultohet dhe shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 29.12.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi fondin e pyetjeve të specializimeve afgatgjata të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Fondi i pyetjeve mund të konsultohet në linket e mëposhtme:
Fondi i pyetjeve mund të shkarkohet ose të konsultohet online.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 15.12.2016
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×