Please select your page

 

Informojmë pedagogët dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se nga dita e nesërme, më datë 10.11.2016, procesi mësimor do të zhvillohet normalisht.

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.11.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju fton në aktivitetin sportiv mbarëkombëtar "Universiada Tirana 2016", në datat 11-12 nëntor 2016, në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore Shqiptare. Kjo veprimtari, ku marrin pjesë më shumë se 25 universitete nga të gjitha trevat shqiptare, synon të promovojë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive ndërmjet universiteteve në nivel mbarëkombëtar dhe të nxisë e inkurajojë studentët për t'u angazhuar në aktivitete të tilla fizike e sportive.


Ju mirëpresim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 07.11.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton stafin akademik të interesuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në seminarin kombëtar me temë "Korniza shqiptare e kualifikimeve". Seminari kombëtar HERE organizohet nga Zyra Erasmus+ në Shqipëri në bashkëpunim me grupin e Eksperteve të Reformës së Arsimit të Lartë HERE dhe zhvillohet më datë 7 nëntor 2016, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Seminari ka për objektiv nxitjen e reflektimit dhe debatit midis pedagogëve, ekspertëve, zyrtarëve publik dhe komunitetit të biznesit mbi zhvillimet e fundit për sa i përket kornizës shqiptare të kualifikimit dhe rrjedhojat në Arsimin e Lartë dhe shoqërinë e gjerë. Aktiviteti pritet të mbledhë më shumë se 100 përfaqësues nga universitet e vendit, ministritë e ndryshme, agjencitë publike që veprojnë në arsimin e lartë, ekspertët shqiptarë dhe të BE-së, komuniteti i biznesit etj.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Zyrën Erasmus+ në Shqipëri në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 01.11.2016


Të dashur studentë,

Ditën e premte, më datë 04.11.2016, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të organizojë aktivitetin "Të studiosh në UMT". Ky aktivitet do të zhvillohet në Sallën "Blu" të Rektoratit, në orën 10:00 dhe do të mbledhë së bashku të gjithë studentët e viteve të para, që janë të interesuar të njohin më mirë Universitetin tonë. Aktiviteti është një rast i mirë për t'u njohur me shërbimet që ofrohen, mundësitë e shkëmbimeve me universitetet e huaja, sallat e studimit dhe Bibliotekën Universitare.

Ju mirëpresim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.11.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian "Erasmus+". Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci", që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.

1) Aplikimi për studentët:
- student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë).

Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë e notave;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës.

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.

Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:

Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa

 

2) Aplikimi për stafin akademik:

- staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Farmaci" (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).

Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).

Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim punësimi;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës.

Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2016, ora 24:00.

Aplikimi kryhet vetëm online në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


Ju urojmë suksese në aplikim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 31.10.2016

 


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×